Jan 11, 2019 15:55 Europe/Tirane
  • Përfundon me sukses manovra e forcave ajrore të Iranit

Manovra e tetë e forcave ajrore “Fuqia ajrore mbrojtësit e hapësirës së Vilajatit 97” përfundoi sot (të premten) Esfahan në Iranin qendror, duke realizuar të gjitha objektivat e përcaktuar më parë.   

Gjeneral pilot Alireza Angize, zëdhënësi i manovrës “Fuqia ajrore mbrojtësit e hapësirës së Vilajatit 97” të forcave ajrore të ushtrisë së Iranit, të premten para gazetarëve u shpreh i kënaqur për punën dhe aftësitë e treguara të pilotëve të rinj të forcave ajrore të ushtrisë së Iranit dhe deklaroi: “Në këtë manovër, forcat e ushtrisë së Iranit kanë realizuar të gjitha qëllimet e paracaktuara më parë”.

Gjeneral Angize shtoi: “Manovra e tetë e forcave ajrore të ushtrisë së Iranit u zhvilluar në bazë zonave të vërteta të luftës dhe duke shfrytëzuar pajisjet e prodhimit vendor”.

“Në këtë manovër ushtarake ajrore janë përdorur edhe lloje të ndryshme të raketave laserike, sistemeve të radarëve, lloje të ndryshme të raketave dhe bombave inteligjente si dhe sistemet ndërlidhëse që janë prodhuar nga ekspertët e industrisë mbrojtëse të Iranit që janë të gjitha kanë kaluar me sukses testet operative”,- theksoi ndër të tjera gjeneral Angize.

 

Tags

Komente