Jan 12, 2019 08:00 Europe/Tirane
  • Zarif reagon ndaj shfaqjes anti-iraniane në Varshavë

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj programit amerikan për organizimin e një takimi anti-iranian në Varshavë, kryeqytetin e Polonisë, në një mesazh të tij në Twitter ka shkruar se ata të cilët kanë marrë pjesë në shfaqjen e fundit anti-iraniane të Amerikës ose kanë vdekur ose janë turpëruar ose janë lënë mënjanë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, Muhamed Xhavad Zarif ka thënë se Irani është më i fuqishëm se kurrë.

 

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim ka kritikuar Varshavën për lejimin e organizimit të këtij takimi dhe ka thënë se qeveria polake nuk mund të fshehë turpin që ka bërë, në kohën kur Irani në luftën e dytë botërore ka shpëtuar polakët ndërsa sot Polonia organizon një shfaqje anti-iraniane. Zarif ka publikuar një foto ku në të vihet re Bill Klinton, ish president i Amerikës përkrah Shimon Peres ish presidenti i regjimit sionist dhe Hosni Mubarak ish diktator i Egjiptit.

 

Përveç kësaj ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka publikuar një foto me azilantët polakë që në luftën e dytë botërore janë strehuar në Iran. Mike Pompeo,

 

sekretari amerikan i shtetit njoftoi organizimin e një takimi më datë 13 dhe 14 shkurt në Varshavë ku tema është përqendruar kundër Iranit. Ky takim ka për qëllim zbatimin e projektit dhe politikave amerikane të iranofobisë.

 

 


 

Tags

Komente