Jan 12, 2019 15:05 Europe/Tirane
  • Ajetullah Khamenei i drejtohet takimit të Unionit të Shoqatave Islamike të Studentëve në Evropë: Përkushtoheni në plotësimin e nevojave të vendit

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në një mesazh dërguar takimit të Unionit të Shoqatave Islamike të Studentëve në Evropë, deklaroi se bashkimi i studentëve iranianë në botë me lëvizjen e progresit dhe plotësimit të nevojave të vendit për të mënjanuar sa më shumë varësinë nga të huajt, është luftë në rrugën e Zotit.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Ajetullah Khamenei me anë të një mesazhi të dërguar takimit të 53-të të Unionit të Shoqatave Islamike të Studentëve në Evropë, theksoi: "Bashkimi i studentëve iranianë në botë me lëvizjen e progresit dhe plotësimit të nevojave të vendit për të mënjanuar sa më shumë varësinë nga të huajt, është luftë në rrugën e Zotit".

Teksti i mesazhit të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit të cilin e ka lexuar sot në mëngjes Khushetul-Islam Xhavad Ezhei në Qendrën Islamike të Hamburgut në Gjermani, është si në vijim:

"Në emër të Zotit, gjithëmëshirshmit, mëshirëplotit

Të rinjtë e dashur, të gjithë ne e dimë se studentët janë pjesë e shpresave më të mira për të ardhmen. Atë çfarë duhet ta dini është kjo që me ndihmën e Zotit, një numë i madh i studentëve të djeshëm, janë duke punuar në vend dhe po realizojnë projekte të mëdha dhe me të gjithë qenien e tyre, po shijojnë kënaqësinë e shërbimit në progresin dhe zhvillimin shkencor dhe teknologjik të vendit të tyre. Studentët e sotshëm në të gjitha vendet e ndryshme të botës do të kenë këtë rast që t'i bashkohen kësaj lëvizje të besimtarëve shërbyesve të vendit dhe të bëjnë që vendi të mos ketë asnjë nevojë për faktorët e huaj. Kjo lëvizje atëherë kur zhvillohet dhe ec përpara me qëllim të sinqertë dhe hyjnor, në realitet është lufta më e rëndësishme në rrugën e Zotit. Ju të rinjtë anëtarë të shoqatave Islamike mund të jeni prijës dhe pionierë të kësaj lëvizje. Prandaj e lusim Zotin e madhëruar që t'u shtojë sa më shumë sukseset tuaja!"

Tags

Komente