Jan 16, 2019 14:56 Europe/Tirane
  • Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit dënon arrestimin e gazetares së Press Tv në Amerikë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Amerikës ka dënuar arrestimin e Gazetares së Press Tv, Marzijeh Hashemi në Amerikë dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të saj.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, deklaroi: "Sjellja e policisë dhe autoriteteve të shtetit të Amerikës ndaj kësaj qytetare myslimane amerikane është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe tregon se qeveria e Amerikës praktikisht nuk respekton asnjërin prej parimeve të cilat vet ajo në raste të ndryshme i bën pretekst për të sulmuar kundërshtarët e vet".

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit dënoi ashpër veprimin e qeverisë së Amerikës në arrestimin e paligjshëm të Marzijeh Hashemi (Melany Franklin) dhe keqtrajtimin e saj në Uashington.

 

Tags

Komente