Jan 20, 2019 09:36 Europe/Tirane
  • Irani reagon ndaj pretendimeve mbi arrestimin e një shtetasi afgano-gjerman që akuzohet për spiunazh për Iranin

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj një lajmi të publikuar nga mediat gjermane mbi arrestimin e një shtetasi afgano-gjerman i cili akuzohet se ka kryer spiunazh për Iranin pasi ka hedhur poshtë lidhjet e këtij personi me Iranin tha se Teherani nuk habitet nga të tilla lajme që projektohen me qëllimin e vetëm për të prishur marrëdhëniet midis Iranit dhe Evropës.

Behram Kasemi ndër të tjera tha se Irani gjithmonë ka paralajmëruar dhe deklaruar se marrëdhëniet e Iranit me shumë nga vendet evropiane dhe sidomos me ato vende evropiane që janë nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, kanë armiq dhe kundërshtarë të cilët nuk kursejnë asnjë përpjekje dhe akuzë për të dëmtuar marrëdhëniet dypalëshe. Disa media gjermanë ditën e martë kanë deklaruar se prokuroria gjermane ka dhënë urdhër për arrestimin e një shtetasi afgano-gjerman i cili ka punuar si përkthyes në ushtrinë e Gjermanisë dhe akuzohet se ka kryer spiunazh për shërbimin sekret dhe informativ të Iranit. Gazeta gjermane Handelsblatt, ditën e shtunë ka thënë se Amerika ka pasur ndikim direkt në dosjen e këtij personi. Sipas kësaj gazete CIA amerikane ka informuar autoritetet e ushtrisë gjermane se në mesin e punonjësve të ushtrisë gjendet një spiun që punon në favor të Iranit. Amerika pas daljes së saj nga marrëveshja bërthamore, me metoda dhe mjete të ndryshme mundohet të akuzojë iranian dhe në këtë mënyrë të bindë palët e tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore sidomos palën evropiane që të tërhiqet dhe largohet nga kjo marrëveshje.

 


 

Tags

Komente