Jan 21, 2019 14:07 Europe/Tirane
  • OKB e shqetësuar për zbatimin e sanksioneve të Amerikës kundër Iranit

Shefja e Qendrës Informative të OKB në Teheran deklaroi se sekretari i përgjithshëm i OKB është i shqetësuar për vendimin e Amerikës për daljen nga marrëveshja bërthamore dhe zbatimin e sanksioneve kundër Iranit.

Maria Dotsenko, shefja e Qendrës Informative të OKB në Teheran, të hënën në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA duke cituar Antonio Gutteres, sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, shtoi: "Sipas raporteve të ANEA-s, Irani nuk ka pasur kurrfarë devijimi në programin e tij atomik dhe në bazë të kësaj, anëtarët e tjerë të marrëveshjes bërthamore e mbështesin këtë marrëveshje".

Maria Dotsenko duke deklaroi vazhdimin e mbështetjes së OKB ndaj qeverisë dhe popullit të Iranit, deklaroi: "OKB  bashkëpunon me Iranin për të reduktuar presionin e sanksioneve dhe për përgatitjen e ndihmave të nevojshme për shtresat e dëmtuara në Iran".

Tags

Komente