Feb 15, 2019 13:39 Europe/Tirane
  • Teksti i plotë i deklaratës së liderit suprem të Revolucionit Islamik: “Hapi i dytë i Revolucionit”

Revolucioni Islamik i Iranit ka kaluar dyzetvjetorin e fitores së vet dhe e filloi dekadën e pestë të jetës së tij në kohën kur edhe pse armiqtë arrogantë kishin iluzione të gabuara, por miqtë e tij në të gjithë botën e kanë shikuar atë gjithnjë me optimizëm në kalimin e sfidave dhe në arritjen e sukseseve dhe progresit mahnitës.

Në këtë kthesë të madhe, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit me lëshimin e deklaratës së tij me titull “Hapi i dytë i Revolucionit” për të vazhduar këtë rrugë të ndriçuar, ka shpjeguar sukseset dhe progreset e arritura në katër dekadat e kaluara dhe ka dhënë këshilla dhe sugjerime themelore me qëllim të “Punës së madhe për ta ndërtuar Iranian e madh islamik”.

Deklarata “Hapi i dytë i Revolucionit” në realitet është një ripërtëritje e fjalës së tij drejtuar popullit të Iranit dhe sidomos të rinjve e cila do të do të jetë si një Kartë për “fazën e dytë të vetëndërtimit, sistemimit të shoqërisë dhe ndërtimit të civilizimit” dhe do ta fillojë “Kapitullin e ri të jetës së Republikës Islamike”.

Ky hap i dytë, do ta çojë Revolucionin Islamik më përpara dhe më afër realizimit të idealit të tij të madh për krijimin e civilizimit të ri islamik dhe për t’u përgatitur për lindjen e diellit të Vilajetit të Madh.

Teksti i plotë i deklaratës “Hapi i dytë i Revolucionit”:

Në emër të Zotit të mëshirshëm, gjithëmëshirshimit

Falënderimi dhe lavdërimi i takon Zotit të të gjithë botëve dhe përshëndetjet më të ngrohta ia dërgojmë zotërisë tonë Muhamedit dhe familjes së tij të pastër dhe të gjithë shokëve të tij dhe të gjithë atyre që ndjekin rrugën e tij me bamirësi deri në Ditën e Gjykimit!

Nga mesi i të gjithë popujve që janë të shtypur, të rrallë janë ata popuj që bëjnë Revolucion, ndërsa në mesin e popujve të cilët janë ngritur dhe kanë bërë revolucionit, të rrallë janë vërejtur ata popuj të cilët kanë arritur ta çojnë punën deri në fund dhe përveç ndryshimit të qeverive, të kenë ruajtur idealet revolucionare. Mirëpo revolucioni i madh i popullit të Iranit i cili është revolucioni më i madh dhe më popullor i epokës bashkëkohore, është i vetmi revolucion i cili ka kaluar një dyzetvjeçar me krenari dhe pa i tradhtuar idealet e tij dhe përball të gjitha dilemave dhe intrigave të cilat nganjëherë dukeshin të parezistueshme, ka mbrojtur dinjitetin e vet dhe origjinalitetin e motove të tij dhe tani ka hyrë në fazën e dytë të vetëndërtimit dhe sistemimit të shoqërisë dhe krijimit të civilizimit. I dërgojmë përshëndetje nga thellësia e zemrës këtij populli, asaj gjenerate e cila e ka filluar dhe e ka vazhduar dhe kësaj gjenerate e cila tani ka hyrë në një proces të madh dhe botëror në dyzetvjetorin e dytë!

Në atë kohë kur bota ishte ndarë mes Lindjes dhe Perëndimit materialist dhe askush nuk e mendonte një lëvizje revolucionare fetare, Revolucioni Islamik i Iranit me fuqinë dhe madhërinë e vet doli në skenë, theu kornizat, i ekspozoi botës vjetërsinë dhe demolizimin e stereotipave, e paraqiti fenë dhe botën përkrah njëra-tjetrës dhe deklaroi fillimin e një etape të re. Ishte e natyrshme që krerët e humbjes dhe padrejtësisë e të dhunës të reagojnë, mirëpo ky reagim i tyre mbeti i dështuar. E djathta dhe e majta e modernizmit, nga shtirja e mosdëgjimit të këtij zëri të ri dhe më të ndryshëm e deri te përpjekjet e gjera dhe të ndryshme për ta shuar këtë zë, çfarëdo që kanë bërë, vetëm i janë afruar më shumë vdekjes dhe përfundimit të vet. Tani me kalimin e dyzet festimeve vjetore të Revolucionit dhe dyzetë dhjetëditëshave të Faxhrit (agimit), njëri prej atyre dy blloqeve të armiqësisë është shkatërruar dhe tjetri po përballet me probleme të cilat po lajmërojnë fundit e tij! Ndërkohë që Revolucioni Islamik me ruajtjen dhe besnikërinë ndaj motove të tij, po vazhdon rrugën e tij dhe po shkon para.

Për çdo gjë mund të supozohet gjatësia e jetës së dobishme dhe historia e konsumimit, mirëpo motot globale të këtij Revolucioni fetar bëjnë përjashtim nga ky rregull. Ato kurrë nuk do të bëhen të padobishme dhe kurrë nuk do t’u skadojë afati, për arsye se natyra qenësore e njeriut të të gjitha etapave është e brumosur me ato moto. Liria, morali, spiritualiteti, drejtësia, pavarësia, dinjiteti, racionalizmi, vëllazërimi; janë moto që asnjëra prej tyre nuk kufizohet dhe nuk i përket vetëm një gjenerate dhe vetëm një shoqërie në mënyrë që në një periudhë të shkëlqejnë dhe në një periudhë tjetër të bien nga shkëlqimi. Kurrë nuk mund të mendohet një popull i cili të jetë lodhur dhe gërditur nga këto perspektiva. Çdo herë kur të shfaqet lodhja dhe gërdia, ajo me padyshim është për shkak që drejtuesit e institucioneve shtetërore ua kanë kthyer shpinën këtyre vlerave fetare dhe kurrë nuk ndodhë një gjë e tillë për shkak të besnikërisë ndaj këtyre vlerave dhe për shkak të përpjekjeve për realizimin e atyre idealeve.

Revolucioni Islamik i Iranit ashtu si një fenomen i gjallë dhe me vullnet, gjithnjë ka elasticitetin dhe gatishmërinë e duhur për korrigjimin e gabimeve të veta, mirëpo nuk mund të rishqyrtohet apo të tregojë pasivitet. Revolucioni Islamik i Iranit tregon ndjeshmëri pozitive ndaj kritikave dhe ato i konsideron mirësi të Zotit dhe paralajmërim për funksionarët e institucioneve që nuk veprojnë, mirëpo me asnjë pretekst nuk largohet nga vlerat të cilat duke falënderuar Zotin, janë mishëruar me besimin fetar të popullit. Revolucioni Islamik i Iranit pas ndërtimit të sistemit, nuk është futur dhe nuk futet në stagnim dhe shuarje dhe nuk shikon kontradikta dhe disharmoni mes vrullit revolucionar dhe sistemit politik dhe shoqëror, por do të mbrojë deri në paamshueshmëri teorinë e sistemit revolucionar.

Sistemi shtetëror i Republikës Islamike nuk është i ngurtë dhe nuk ka humbur ndjenjën dhe perceptimin përball fenomeneve dhe pozitave të reja, por i qëndron besnik fuqishëm parimeve të veta dhe është shumë i ndjeshëm ndaj kufijve të caktuara të tij me rivalet dhe armiqtë. Republika Islamike kurrë nuk tregon neglizhencë dhe nuk bënë lëshime ndaj linjave kryesore dhe themelore të saj dhe për atë është e rëndësishme se për çfarë arsye duhet të mbetet dhe si do të mbetet. Me padyshim se distanca mes atyre që duhet bërë dhe realiteteve gjithnjë ka munduar dhe lënduar ndërgjegjen idealiste, mirëpo kjo distancë mund të kalohet dhe në dyzet vitet e kaluara në disa raste të caktuara shumë është tejkaluar kjo distancë dhe me padyshim në të ardhmen, me praninë e gjeneratës së re, besimtare, intelektuale dhe me plotë motiv, do të tejkalohet në mënyrë edhe më të fuqishme.

Revolucioni Islamik i popullit të Iranit është i fuqishëm, por i mëshirshëm dhe me tolerancë të madhe që në disa raste i është bërë edhe padrejtësi atij. Revolucioni Islamik nuk ka kryer veprime ekstremiste dhe majtiste të cilat mund të bëhen faktor turpi për shumë kryengritje dhe lëvizje revolucionare. Revolucioni Islamik i Iranit në asnjë betejë as dhe në përballje me Amerikën dhe Sadam Husejnin, nuk e shkrepur plumbin e parë dhe në të gjitha rastet, ka mbrojtur veten pas sulmit të armikut dhe natyrisht se i është kundërpërgjigjur fuqishëm çdo agresioni. Ky revolucion që nga fillimi e deri sot, nuk ka qenë as i pamëshirshëm dhe as gjakderdhës, por as pasiv dhe nuk ka pasur dilema. Kjo burrëri dhe kjo bujari revolucionare, ky sinqeritet dhe kjo qartësi dhe forcë, kjo gjerësi e veprimit universal dhe rajonal në përkrahje të popujve të shtypur të botës, është faktor i krenarisë së Iranit dhe iranianëve dhe lutemi që gjithmonë të jetë kështu!

Tani ndodhemi në fillimin e një kapitulli të ri të jetës së Republikës Islamike, unë ky rob i pavlerë i Zotit, dëshiroj të them disa fjalë për të rinjtë e dashur, dëshiroj të bisedoj me gjeneratën e cila bënë hapa në fushën e veprimit për të filluar një pjesë tjetër të punës së madhe për ta ndërtuar Iranin Islamik të madh. Fjala e parë është në lidhje me të kaluarën.

Të dashur të rinj! Të paditurat nuk mund të dihen, përveç me eksperiencën tuaj ose duke dëgjuar eksperiencat e të tjerëve. Shumë prej atyre që kemi parë dhe i kemi përjetuar ne, gjenerata juaj akoma nuk i ka përjetuar dhe as nuk i ka provuar ato. Ne i kemi përjetuar, ju do t’i përjetoni. Dekadat e ardhshme janë dekadat e juaja dhe ju jeni ata të cilët me eksperiencë dhe punë të madhe dhe me plotë motiv, duhet të ruani dhe mbroni Revolucionin tuaj dhe ta çoni atë përpara dhe sa më afër realizimit të idealit të madh të tij që është krijimi i civilizimit të ri islam dhe për t’u përgatitur për lindjen e diellit të Vilajetit të Madh. Për të bërë hapa të palëkundur në të ardhmen, duhet njohur mirë e kaluara dhe duhet të merret mësim nga eksperienca. Nëse do të neglizhohet kjo strategji, gënjeshtrat do ta zënë vendin e të vërtetës dhe e ardhmja do të kërcënohet nga e panjohura. Armiqtë e Revolucionit me një motiv të fuqishëm, po ndjekin devijimin dhe shtrembërimin e këtij Revolucioni duke trilluar gënjeshtra në lidhje me të kaluarën, por edhe me periudhën aktuale dhe në këtë rrugë ata po shpenzojnë para të mëdha dhe po përdorin të gjitha mjetet e mundshme. Hajdutët dhe plaçkitësit e mendimit, bindjes dhe vetëdijesimit janë të shumtë, prandaj e vërteta nuk mund të dëgjohet nga armiku dhe këmbësoria e tij.

Revolucioni Islamik dhe sistemi shtetëror i krijuar nga ai, ka filluar nga pika zero. E para, çdo gjë ishte kundër nesh, si regjimi despotik mbretëror i cili përveç varësisë nga të huajt, korrupsionit, tiranisë dhe të qenit regjim i krijuar me grusht shtet - ai ishte regjimi i parë mbretëror në Iran i cili ishte vendosur nga të huajt  dhe jo me forcën e shpatës së vet - dhe si qeveria e Amerikës dhe e disa shteteve perëndimore dhe si gjendja shumë e keqe e brendshme dhe prapambetja turpëruese në fushën e shkencës dhe teknologjisë, politikës, spiritualitetit dhe shumë faktorë të tjerë.

E dyta: Përball neve nuk ekzistonte kurrfarë eksperience paraprake dhe rrugë e kaluar më parë. Prandaj është e natyrshme që kryengritjet marksiste dhe të ngjashme me ato nuk mund të konsideroheshin model i përshtatshëm për një revolucion i cili ishte shfaqur nga thellësia e besimit dhe njohurive islame. Revolucionarët e filluan rrugën e të qenit islamik si një program dhe eksperiencë parësore dhe komponimi i republikanizmit dhe islamizmit dhe mjetet e mekanizmat përbërëse dhe të progresit, nuk mund të fitoheshin përveçse me udhëzimin hyjnor dhe me zemrat e ndriçuara dhe me mendimin e madh të Imam Khomejnit (ra). Ky është shkëlqimi i parë i Revolucionit.

Prandaj, Revolucioni i popullit të Iranit botën dy blloqesh të asaj kohe e shndërroi në një botë tre blloqesh dhe pastaj me rrëzimin dhe heqjen e ish-BRSS dhe me shfaqjen e poleve të reja, u shfaq përballja e re e dyanshme e Islamit dhe arrogancës botërore si një fenomen i dalluar i botës bashkëkohore që tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës. Nga njëra anë vështrimi optimist i popujve të shtypur dhe i lëvizjeve liridashëse të botës dhe i disa shteteve të prirura drejt pavarësisë, ndërsa nga ana tjetër, vështrimi armiqësor dhe dashakeqës i regjimeve të dhunshme dhe arrogante të botës, janë përqendruar në këtë fenomen. Në këtë mënyrë është ndryshuar rruga e botës dhe “tërmeti” i Revolucionit i ka gjetur faraonët në shtratin e tyre duke pushuar; prandaj filluan armiqësitë me të gjithë forcën dhe nëse nuk do të ishte fuqia e madhe e besimit dhe motivi i këtij popullit dhe udhëheqja qiellore dhe e konfirmuar e Imam Khomejnit (ra), nuk do të ishte i mundur durimi përballë të gjithë atyre armiqësive, barbarizmave, intrigave, komploteve dhe djallëzive gjatë kësaj kohe.

Pavarësisht të gjitha këtyre problemeve të mëdha, Republika Islamike për çdo ditë ka bërë hapa më të mëdha dhe më të palëkundur drejtë rrugës përpara. Në këto dyzet vite kemi qenë dëshmitarë të veprave të mëdha dhe krenarive të shkëlqyeshme dhe të progresit mahnitës që është arritur në Iranin Islamik. Madhëria e progresit dyzetvjeçar të popullit iranian, vërehet në mënyrë të drejtë atëherë kur kjo periudhë të krahasohet me periudhat e ngjashme të revolucioneve të tjera të mëdha si revolucioni i Francës, revolucioni i tetorit të Rusisë dhe revolucioni i Indisë. Administrimet e zellshme të inspiruara nga besimi islamik dhe besimi në parimin “ne mundemi” të cilin na mësoi të gjithë neve Imam Khomejni (ra), e ka çuar Iranin në dinjitet dhe progres në të gjitha sferat.

Revolucioni i dha fund një dekadence të gjatë historike dhe vendin i cili ishte poshtëruar dhe kishte prapambeturi të madhe gjatë sundimit të dinastive Pahlavi dhe Ghaxhari, e vendosi në rrugën e progresit të shpejtë. Në hapin e parë, ky Revolucion e shndërroi regjimin e turpshëm mbretëror despotik në një qeverisje popullore dhe demokratike dhe elementin e vullnetit kombëtar i cili është bazë i progresit të gjithanshëm dhe të vërtetë në të gjitha sferat, e futi në qendrën e qeverisjes dhe administrimit. Pastaj, të rinjtë të cilët ishin drejtues kryesorë të zhvillimeve, i futi në sferën e administrimit. Pastaj, moralin dhe bindjen “ne mundemi” e transferoi te të gjithë qytetarët dhe me begatinë e sanksioneve të armiqve, u mësoi të gjithëve mbështetjen në kapacitetet e brendshme dhe ky është burim i begative të mëdha:

E para: Revolucioni Islamik ka garantuar stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe tërësinë territoriale dhe mbrojtjen e kufijve të cilët kërcënoheshin vazhdimisht dhe në mënyrë serioze nga armiqtë dhe shfaqi mrekullinë e fitores në luftën tetëvjeçare dhe thyerjen e regjimit Ba’th dhe mbështetësve të tij amerikanë, evropianë dhe lindorë

E dyta: Revolucioni Islamik u bë motor shtytës i vendit drejt progresit në fusha të ndryshme të shkencës dhe teknologjisë dhe krijimit të infrastrukturave jetike, ekonomike dhe urbane që deri më tani frytet e mëdha të këtij zhvillimi për çdo ditë po bëhen më të përgjithësuara. Me mijëra kompani me bazë shkencore, me mijëra projekte të infrastrukturës dhe të domosdoshme për vendin në sfera të urbanistikës, transportit, industrisë, energjisë, minierave, shëndetësisë, bujqësisë, ujësjellësit etj., me miliona persona të diplomuar në universitete, me mijëra njësi universitare në të gjithë vendin, me dhjetëra projekte të mëdha si cikli i prodhimit të lëndës djegëse atomike, qelizave fondamentale, teknologjisë nano, bioteknologjisë etj. duke zënë pozitat e para në nivel botëror, rritja me 60 fish e eksportit jonaftor, rritja me rreth dhjetë fish më shumë e njësive industriale, rritja me dhjetë fish e cilësisë së produkteve industriale, shndërrimi i industrisë së montimit në teknologji autoktone, sukseset e mëdha në degë të ndryshme të inxhinierisë si në sektorin e industrive të mbrojtjes, suksesi i madh në degë të ndryshme dhe të ndjeshme të mjekësisë dhe fitimi i pozitës së lartë në këtë drejtim në nivel botërore si dhe me dhjetëra shembuj të tjerë të progresit; të gjitha dhe të gjitha janë produkt i atij morali, i asaj pranie dhe i asaj ndjenje kolektive të cilën e krijoi Revolucioni për vendin. Irani para Revolucionit, në prodhimin e shkencës dhe teknologjisë, ishte zero. Në industri, përveç montimit dhe në shkencë, përveç përkthimit, nuk kishte asnjë aftësi tjetër.

E treta: Revolucioni Islamik, pjesëmarrjen qytetare në çështjet dhe proceset politike si në zgjedhje, në përballje me komplotet e brendshme, praninë e popullit në skenën e zhvillimeve kombëtare dhe në luftën kundër arrogancës dhe hegjemonisë botërore, e çoi në kulmin e vet dhe i ka çuar përpara në masë shumë të madhe edhe proceset shoqërore si çështjet humanitare dhe të bamirësisë që kishin filluar qysh para fitores së Revolucionit. Pas fitores së Revolucionit Islamik, populli ka marrë pjesë me vullnet shumë të madh në garën për ofrimin e shërbimeve humanitare në fatkeqësitë natyrore dhe për të mbushur mungesat shoqërore

E katërta: Revolucioni Islamik ka ngritur në mënyrë mahnitëse edhe vizionin politik të secilit qytetarë dhe ka zgjeruar vështrimin e tyre ndaj çështjeve ndërkombëtare. Revolucioni Islamik analizimin politik dhe perceptimin e çështjeve ndërkombëtare të tilla si krimet e perëndimit dhe sidomos të Amerikës, çështjen e Palestinës dhe dhunën dhe padrejtësinë historike që është bërë ndaj popullit palestinez, çështjen e luftënxitjeve, poshtërimeve dhe ndërhyrjeve të fuqive arrogante në çështjet e popujve dhe të ngjashme me këto; e nxori nga klasa e kufizuar e ashtuquajtur intelektuale dhe e çoi në nivelin e gjerë publik dhe ky lloj i vetëdijesimit u zgjerua në të gjitha nivelet dhe shtresat e qytetarëve të vendit duke përfshirë të gjitha sferat e jetës së tyre. Prandaj aktualisht çështje të tilla mund të kuptohen edhe nga adoleshentët dhe fëmijët.

E pesta: Revolucioni Islamik e zhvilloi në mënyrë pozitive edhe procesin e shpërndarjes së resurseve ekonomike dhe ngriti mirëqenien sociale në vend. Pakënaqësia ime nga funksionimi i drejtësisë në vend është për këtë arsye se kjo vlerë e lartë duhet të jetë një perlë e pashoq mbi qiellin e sistemit shtetëror të Republikës Islamike dhe që akoma nuk është, por kjo nuk duhet të merret në këtë kuptim se nuk është punuar vendosja dhe zbatimi i drejtësisë në vend. Realiteti është ky që sukseset e arritura në luftën kundër padrejtësisë gjatë këtyre katër dekadave, nuk mund të krahasohen me asnjë periudhë tjetër të kaluar. Në periudhën e regjimeve despotike, pjesa më e madhe e shërbimeve dhe e të ardhurave të vendit ishin në dispozicion të një grupi të vogël që jetonin në kryeqytet ose të homologëve të tyre në disa rajone të caktuara të vendit. Pjesa më e madhe e popullit në qytete dhe sidomos në rajonet rurale të largëta dhe në fshatra ishte në fund të listës dhe kryesisht ishte e privuar edhe nga nevojat elementare në sferën e infrastrukturës dhe shërbimeve sociale. Republika Islamike ka qenë dhe është në mesin e sistemeve shtetërore më të suksesshme të botës në shpërndarjen e shërbimeve sociale dhe resurseve ekonomike nga qendra në të gjitha rajonet e vendit dhe nga rajonet e klasës borgjeze të qyteteve në rajonet më të varfra. Statistikat e ndërtimit të rrugëve dhe shtëpive, ndërtimit të qendrave industriale, reformimin e sektorit bujqësor, ndërtimit të rrjetit elektrik dhe ujësjellësit, ndërtimit të qendrave shëndetësore, njësive universitare, ndërtimit të digave, centraleve dhe të ngjashme me këto, edhe në rajonet më të largëta të vendit; me të vërtetë janë për t’u krenuar. Me padyshim të gjitha këto nuk janë reflektuar as në propagandën e drejtuesve të institucioneve shtetërore dhe as nuk janë pohuar nga gjuha e dashakeqësve të huaj dhe të brendshëm, mirëpo statistika të tilla ekzistojnë dhe janë vepër e mirë e drejtuesve të punës pa pretendime dhe të atyre që janë të sinqertë me Zotin dhe njerëzit. Natyrisht drejtësia që pritet nga Republika Islamike e cila dëshiron që të njihet si ndjekëse e qeverisjes Alevite, është mjaftë e lartë se sa ky nivel që ekziston tani dhe e gjithë shpresa për zbatimin e saj është përqendruar te ju të rinjtë e vendit, gjë për të cilën do të flasë në vazhdim.

E gjashta: Revolucioni Islamik në mënyrë të dukshme ka ngritur standardin e spiritualitetit dhe moralit në atmosferën publike të shoqërisë. Këtë fenomen të mirë, para se gjithash e ka përhapur më shumë sjellja dhe personaliteti i Imam Khomejnit (ra) përgjatë periudhës së veprimtarisë së tij revolucionare dhe pas fitores së Revolucionit Islamik. Ai njeri fetar dhe gnostik i pastruar nga të gjitha zbukurimet materialiste, u vendos në krye të një vendi në të cilin rrënjët e besimit të popullit ishin shumë të thella. Edhe pse mekanizmat e propagandës së gjerë përhapëse të korrupsionit dhe jetës së shfrenuar përgjatë periudhës së sundimit Pahlavi e kishte goditur mjaft shumë moralin dhe spiritualitetin e shoqërisë dhe kishte futur ndotjet morale perëndimore brenda në jetën e qytetarëve të shtresave të mesme dhe sidomos të të rinjve, mirëpo qasja fetare dhe morale në Republikën Islamike pushtoi zemrat e përgatitura dhe të ndriçuara sidomos të gjeneratave të reja, e ndryshoi atmosferën në favor të fesë dhe moralit. Veprimtaria dhe puna e të rinjve në fusha dhe mejdane të vështira si në Mbrojtjen e Lavdishme, u shoqërua me përmendjen e Zotit, me lutje dhe me moralin e vëllazërimit dhe sakrificës duke ringjallur kështu zhvillimet e viteve të para të Islamit duke paraqitur ato para syve të të gjithë botës. Baballarët, nënat dhe bashkëshortët duke ndjerë detyrë fetare, hoqën dorë edhe nga më të dashurit e tyre të cilët shkonin në frontet e ndryshme të luftës dhe flijoheshin për vendin, ndërsa atëherë kur u përballen me trupin e gjakosur ose me trupin e plagosur të tyre, dhimbjen e shoqëruan me falënderimin e Zotit. Xhamitë dhe atmosfera fetare mori një zhvillim të paparë. Radhët për të pritur mbylljen në xhami për adhurim (i’tikaf) u mbushen me mijëra të rinj, profesorë, studentë, femra dhe meshkuj. Radhët për të shkuar në kampingje dhe udhëtime vullnetare të iniciativës për ndërtimin e vendit, gjithashtu u mbushën me mijëra të rinj dhe vullnetarë të shtresave të ndryshme. Namazi, Haxhi, agjërimi dhe marshi në këmbë për të vizituar vendet e shenjta si dhe ceremonitë e tjera të ndryshme fetare morën një zhvillim të madh në të gjitha rajonet e vendit dhe sidomos në mesin e të rinjve dhe deri më sot për çdo ditë organizohen dhe zhvillohen në përmasa më të gjera dhe më cilësore. Të gjitha këto ndodhen në një periudhë në të cilën dekadenca morale për çdo ditë më e madhe e perëndimit dhe ndjekësit e tij dhe propaganda e gjerë e tyre kanë kapluar të gjithë botën për t’i futur meshkujt dhe femrat në ambientin e degjenerimit moral dhe zhdukjes së spiritualitetit. Kjo është një mrekulli tjetër e Revolucionit dhe sistemit islamik të gjallë dhe dinamik.

E shtata: Simboli i madhërishëm dhe krenar i rezistencës përball arrogancës botërore me në krye Amerikën kriminele, për çdo ditë e më tepër është bërë më i dalluar. Përgjatë gjithë këtyre dyzet viteve, mosdorëzimi dhe mbrojta dhe ruajtja e Revolucionit dhe e madhërisë hyjnore të tij me krenari përball shteteve arrogante, konsiderohet karakteristikë e njohur e Iranit dhe iranianëve sidomos e të rinjve të këtij vendi. Fuqitë monopoliste të botës të cilat gjithmonë jetën e tyre e shikojnë në shkeljen e pavarësisë dhe sovranitetit të vendeve të tjera dhe në shkeljen dhe plaçkitjen e interesave jetike të atyre vendeve për qëllimet djallëzore të veta; përball Iranit Islamik dhe Revolucionar janë detyruar të pohojnë paaftësinë e vet. Populli i Iranit në atmosferën gjallëruese të Revolucionit, së pari ka arritur të dëbojë nga vendi regjimin servil ndaj Amerikës dhe elementët tradhtarë të popullit dhe pastaj deri më sot me sukses ka arritur të mos lejojë kthimin përsëri të hegjemonisë së shteteve arrogante të botës mbi vendin.

Të rinjtë të dashur! Kjo është vetëm një pjesë e vogël e kapitujve kryesor të së kaluarës dyzetvjeçare të Revolucionit Islamik, revolucionit të madh, të qëndrueshëm dhe të shkëlqyeshëm që ju me ndihmën e Zotit, duhet të bëni hapin e dytë për të çuar përpara idealet e tij.

Fryti i përpjekjeve dyzet vjeçare, tani është para syve tanë. Vendi dhe populli i pavarur, i lirë, i fuqishëm, me dinjitet, fetar, i zhvilluar në shkencë, i mbushur me eksperienca të çmuara, i sigurt dhe optimist, me ndikim themelor në rajon dhe me një logjik të fortë në çështjet globale, me rekorde të larta në dinamizmin e zhvillimit shkencor, me rekorde të larta në arritjen e niveleve të larta në shkenca dhe teknologjitë e rëndësishme si në teknologjinë atomike, në qelizat fondamentale, në teknologjinë nano, në teknologjinë ajrore dhe hapësinore, me dinamizëm të lartë në zgjerimin e shërbimeve sociale, prijës në motivimin e të rinjve për punë vullnetare, me nivelin më të lartë të popullsisë së të rinjve aktiv, si dhe shumë karakteristika të tjera të rëndësishme të cilat të gjitha janë fryt dhe produkt i Revolucionit dhe rezultat i prirjeve revolucionare dhe efikase. Gjithashtu dijeni se nëse nuk do të ekzistonte mungesa e vëmendjes ndaj motove të Revolucionit dhe nëse nuk do të ekzistonte neglizhenca ndaj lëvizjes revolucionare në disa periudha të historisë dyzet vjeçare – që për fat të keq ka ekzistuar dhe ka qenë shumë e dëmshme – me padyshim se sukseset e Revolucionit do të ishin shumë më të mëdha se kaq dhe vendi do të kishte shkuar shumë më para në rrugën e realizimit të idealeve të mëdha dhe nuk do të ekzistonin shumë prej problemeve aktuale.

Irani i fuqishëm, edhe sot ashtu si në fillim të Revolucionit, po përballet me sfida të arrogancës botërore, mirëpo me një dallim kuptimplotë. Nëse në atë kohë sfida dhe përballja me Amerikën ishte heqja e hegjemonisë së huaj nga Irani apo mbyllja e ambasadës së regjimit sionist në Teheran apo zbulimi i strofullit të spiunazhit të Amerikës në Teheran, sot sfida dhe përballja me Amerikën është për praninë e Iranit të fuqishëm në kufijtë e regjimit sionist, heqjen e hegjemonisë dhe ndikimit të paligjshëm të Amerikës nga rajoni i Azisë Perëndimore dhe për mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit ndaj luftës së luftëtarëve palestinezë dhe mbrojtjen e flamurit të ngritur të Hezbullahut dhe Rezistencës në të gjithë rajonin. Gjithashtu nëse në atë kohë, problemi i perëndimit ishte që të ndalojë edhe shitjen e armatimeve elementare për Iranin, sot problemi i perëndimit është ndalimi i transferimit të armëve të sofistikuara iraniane te forcat e rezistencës. Nëse në atë kohë Amerika mendonte se me disa iranianë të shitur ose me disa avionë dhe helikopterë do të mund të ngadhënjejë mbi sistemin islamik dhe mbi popullin e Iranit, aktualisht për t’u përballur me mjete politike dhe të sigurisë me Republikën Islamike të Iranit po e shikon veten se ka nevojë për një koalicion të madh të dhjetëra shteteve të tjera armiqësore dhe natyrisht do të dështojë përsëri në përballje. Irani me begatinë e Revolucionit, ndodhet në një pozitë të lartë dhe të merituar të popullit iranian në sytë e botës dhe ka tejkaluar shumë vështirësi dhe sfida në çështjet politike të tij.

Mirëpo rruga e kaluar është vetëm një pjesë e rrugës së krenarisë drejtë realizimit të idealeve të Republikës Islamike të Iranit. Vazhdimi i pjesës tjetër të kësaj rruge që sipas shumë supozimeve nuk është aq e vështirë sa që ka qenë në të kaluarën, duhet të kalohet me përkushtimin, zgjuarsinë, veprimin e shpejtë dhe me iniciativën e juaj, të rinj të dashur! Të rinjtë drejtues të institucioneve shtetërore, funksionarë, mendimtarë dhe të rinjtë aktivë në të gjitha fushat politike, ekonomike, kulturore dhe ndërkombëtare si dhe në të gjitha sferat e fesë, moralit, spiritualitetit dhe drejtësisë, duhet të marrin përgjegjësinë e rënd mbi supet e tyre, të përfitojnë nga eksperiencat e kaluara, të ndjekin moralin revolucionar dhe punën e zellshme dhe Iranin ta ndërtojnë si një model të plotë të një sistemi shtetëror të përparuar islamik.

Një çështje e rëndësishëm të cilën duhet ta kenë parasysh ndërtuesit e të ardhmes së vendit, është kjo se ata jetojnë në një vend i cili nga aspekti i potencialeve natyrore dhe njerëzore, është i pashembullt dhe një pjesë e madhe këtyre potencialeve kanë mbetur pa u shfrytëzuar ose janë shfrytëzuar shumë pak për shkak të neglizhencës së drejtuesve të institucioneve shtetërore. Përkushtimet e larta dhe motivet e të rinjve revolucionarë do të mund t’i aktivizojnë këto potenciale dhe të krijojnë një dinamizëm të vërtetë në progresin material dhe moral të vendit me plotë kuptimin e fjalës.

Potenciali më i rëndësishëm shpresëdhënës i vendit është forca njerëzore e përgatitur dhe efikase me një bazë të thellë në burimet e besimit fetar. Popullsia e re nën moshën 40 vjeçare që një pjesë e madhe e saj është rezultat i valës së rritjes së popullsisë e cila ishte krijuar 30 vite më parë, konsiderohet një mundësi shumë e çmuar për vendin. 36 milionë të rinj me moshë mesatare 15 deri 40 vjeç, rreth 14 milionë të rinj të arsimuar në shkallë të larta universitare, vendi i dytë në botë sa i përket të arsimuarve në shkallët e larta universitare në shkenca dhe inxhinieri, një numër i madh i të rinjve që janë rritur dhe zhvilluar me moralin revolucionar dhe janë të gatshëm për punë të zellshme për vendin e vet, si dhe një numër i madh i të rinjve hulumtues dhe shkencëtarë të cilët punojnë në krijimin e veprave shkencore, kulturore dhe industriale etj., të gjithë këta faktorë përbëjnë një kapital të madh për vendin me të cilin nuk mund të krahasohet me kurrfarë kapitali material.

Përveç këtyre, potencialet materiale të vendit gjithashtu përbëjnë një varg të gjatë që drejtuesit efikas dhe me plotë motive mund t’i aktivizojnë ato dhe të shumëfishojnë të ardhurat kombëtare të vendit me një dinamizëm të dukshëm duke pasuruar vendin, të plotësojnë të gjitha nevojat dhe me plotë kuptimin e fjalës të ndërtojnë një vend me vetëbesim dhe të mënjanojnë problemet aktuale. Irani duke poseduar 1% të popullsisë së botës, posedon 7% të rezervave minerale të botës: resurset e mëdha nëntokësore, pozita e veçantë gjeografike mes lindjes dhe perëndimit dhe mes veriut dhe jugut, tregu i madh kombëtar, tregu i madh rajonal me 15 vende fqinjë me një popullsi 600 milionë njerëz, vija e gjatë bregdetare, toka pjellore dhe me produkte të ndryshme bujqësore dhe kopshtare, ekonomia e madhe dhe e larmishme, janë vetëm disa pjesë të potencialeve të vendit, por një pjesë shumë e madhe e potencialeve ka mbetur e paprekur. Është thënë më parë se Irani zë vendin e parë në botë nga aspekti i potencialeve të pashfrytëzuara natyrore dhe njerëzore. Me padyshim se ju të rinjtë besimtarë dhe të zellshëm do të mund të mënjanoni këtë të metë të madhe të vendit. Dekada e dytë e perspektivës duhet të jetë koha e përqendrimit në shfrytëzimin e sukseseve dhe progresit të kaluar dhe gjithashtu e aktivizimit të potencialeve të pashfrytëzuara në mënyrë që të çohet përpara zhvillimi i vendit sidomos në sektorin e prodhimit dhe ekonomisë kombëtare.

Aktualisht juve të rinjve të dashur, po u jap disa këshilla në disa kapituj kryesor. Këta kapituj janë si në vijim: shkenca dhe hulumtimi, spiritualiteti dhe morali, ekonomia, drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit, pavarësia dhe liria, dinjiteti kombëtar dhe marrëdhëniet e jashtme dhe kufijtë me armikun, stili i jetës.

Por para se gjithash, sugjerimi im i parë, është shpresa dhe vështrimi optimist për të ardhmen. Pa këtë çelës kryesor për të gjithë portat, nuk mund të bëhet asnjë hap. Atë çfarë po them, është një shpresë e sinqertë dhe e mbështetur në realitete konkrete. Unë gjithmonë jam larguar nga shpresa e rrejshme dhe mashtruese, por gjithnjë edhe veten edhe të tjerët i kam ndaluar dhe i ndaloj nga pesimizmi i pavend dhe nga frika e rrejshme. Përgjatë gjithë këtyre dyzet viteve – dhe tani ashtu si gjithnjë – politika propaganduese dhe mediale e armikut dhe programet më aktive të tij, synojnë vetëm të krijojnë pesimizëm te populli, por edhe te drejtuesit dhe funksionarët e institucioneve shtetërore tona në lidhje me të ardhmen. Lajmet e rrejshme, analizat me qëllime politike, paraqitja e realiteteve në mënyrë të kundërt, fshehja e faktorëve shpresëdhënës, zmadhimi i të metave të vogla dhe zhvlerësimi ose mohimi i sukseseve të mëdha; është program i përhershëm i mijëra mediave audi-vizionale dhe virtuale të armiqve të popullit iranian. Natyrisht bashkëpunëtorët e tyre mund të vërehen edhe brenda në vend të cilët duke shfrytëzuar liritë, po i shërbejnë armikut. Ju të rinj duhet të bëheni pionierë për ta thyer këtë bllokadë propagandistike. Në veten tuaj dhe te të tjerët kultivojeni fidanin e shpresës për të ardhmen. Largojeni frikën dhe pesimizmin nga vetja dhe nga të tjerët. Kjo është lufta jua e parë dhe më rrënjësore. Shenjat shpresëdhënëse – të cilat i treguam më lartë – janë para syve tuaj. Rritjet e Revolucionit janë shumë më të mëdha se sa rëniet dhe duart dhe zemrat e besueshme dhe shërbyese janë shumë më të mëdha se sa faktorët e korruptuar, tradhtarët dhe të shiturit. Bota po shikon me respekt të riun iranian, qëndresën iraniane dhe novacionet e iranianëve në shumë fusha. Dijeni vlerën tuaj dhe me forcën e dhuruar nga Zoti, ecni drejt të ardhmes dhe krijoni epope të reja.

Sa i përket sugjerimeve, ato janë:

1) Shkenca dhe hulumtimi: shkenca është mjeti më i dalluar i dinjitetit dhe forcës së një vendi. Ana tjetër e diturisë, është aftësia. Bota perëndimore me begatinë e shkencës së vet arriti të krijojë për vete kapital, ndikim dhe fuqi dyqindvjeçare dhe pavarësisht varfërisë në bazat morale dhe fetare, duke imponuar stilin e jetës perëndimore për shoqëritë e prapambetura nga karvani i diturisë, morri nën kontroll edhe politikën dhe ekonominë e atyre. Ne nuk sugjerojmë keqshfrytëzimin e shkencës ashtu siç bënë perëndimi, mirëpo me theksim të veçantë insistojmë në gjallërimin e burimit të diturisë dhe shkencës në mesin tonë. Faleminderit Zotit, talenti dhe aftësia e shkencës dhe e hulumtimit në mesin e popullit tonë është më e lartë nga mesatarja e botës. Aktualisht ka gati dy dekada që në Iran ka filluar ringjallja shkencore dhe po ec para me një shpejtësi e cila ishte e papritur dhe mahnitëse për ekspertët botëror – do të thotë 11 herë më shumë se sa niveli mesatar i zhvillimit të shkencës në botë. Sukseset tona të shkencës dhe teknologjisë gjatë kësaj periudhe të cilat na kanë pozicionuar neve në pozitën e 16-të në mesin e mbi 200 vendeve të botës dhe kjo mahniti edhe ekspertët botërorë, ndërsa në disa degë të rëndësishme dhe të reja na pozicionuan neve në pozitat e para; të gjitha dhe të gjitha këto kanë ndodhur në kohën kur vendi përballej me sanksione ekonomike dhe shkencore. Ne, pavarësisht notit në drejtim të kundërt të lëvizjes armiqësore, arritëm të shënojmë rekorde të mëdha dhe kjo është një mirësi e madhe për të cilën duhet falënderuar Zoti natë e ditë.

Ajo çfarë dua të them, është kjo që kjo rrugë është kaluar, me të gjithë rëndësinë që ka, ishte vetëm një fillim dhe jo më shumë. Ne akoma jemi shumë mbrapa nga majat e shkencës në botë, duhet t’i pushtojmë majat. Në degët më të rëndësishme shkencore duhet t’i kalojmë kufijtë aktual. Ne nga kjo fazë, jemi akoma shumë mbrapa; ne kemi filluar nga zero. Prapambetja e turpshme shkencore në periudhën e regjimeve despotike Pahlavi dhe Ghaxharite në kohën kur gara shkencore e botës vetëm sa kishte filluar, neve na ka goditur rëndë dhe neve na ka lënë mbrapa shumë kilometra nga ky karvan i shpejtë. Ne tani kemi filluar lëvizjen dhe po ecim para me dinamizëm të madh, mirëpo ky dinamizëm duhet të vazhdojë me intensitet të lartë për shumë vite për ta kompensuar atë prapambetje. Unë gjithnjë në mënyrë të sinqertë dhe serioze i kam paralajmëruar dhe u kam tërhequr vërejtjen universiteteve, universitarëve, qendrave hulumtuese dhe hulumtuesve dhe u kam bërë thirrje të gjithëve në këtë drejtim, mirëpo tani kërkesa ime publike u drejtohet juve të rinjve dhe ajo është kjo që këtë rrugë ta ndiqni dhe ta vazhdoni duke ndjerë një përgjegjësi më të madhe sikur të jetë një luftë në rrugën e Zotit. Gurthemeli i një revolucioni shkencor në vend është vendosur dhe ky revolucion ka dhënë edhe martirë të tillë siç janë martirët e energjisë atomike. Ngrihuni dhe thyeni armikun tuaj dashakeqës i cili ka frikë të madhe nga rruga juaj e zhvillimit shkencor.

1) Spiritualiteti dhe morali: Spiritualiteti do të thotë shkëlqimi i vlerave shpirtërore si: sinqeriteti para Zotit, sakrifica, mbështetja te Zoti, besimi në vete dhe në shoqërinë. Morali do të thotë respektimi i virtyteve të larta njerëzore si dashamirësia, toleranca, ndihma ndaj nevojtarëve, thënia e të vërtetës, trimëria, modestia, vetëbesimi dhe virtytet e tjera të mira. Spiritualiteti dhe morali janë faktorë që u japin drejtim të duhur të gjitha lëvizjeve dhe aktiviteteve individuale dhe shoqërore dhe janë nevojë kryesore e shoqërisë. Ekzistenca e këtyre faktorëve e bënë parajsë ambientin e jetës pavarësisht mungesave materiale, ndërsa mosekzistenca e tyre krijon ferr pavarësisht kushteve të mira materiale.

Ndjenja spirituale dhe ndërgjegjja morale në shoqëri, sa më shumë që të rritet, sjell më shumë begati. Me padyshim kjo ka nevojë për përpjekje dhe punë dhe kjo përpjekje dhe punë pa mbështetjen e qeverive, nuk do të ketë sukses të madh. Spiritualiteti dhe morali natyrisht nuk arrihet me urdhër dhe dekrete, prandaj qeveritë dhe shtetet nuk mund ta krijojnë atë me pushtetin sundues, mirëpo ato vet së pari duhet të kenë personalitet dhe sjellje morale dhe spirituale; dhe pastaj duhet të krijojnë kushtet dhe rrethanat për ta përhapur atë në shoqëri dhe t’u hapin rrugën institucioneve shoqërore në këtë drejtim dhe t’u ndihmojnë atyre, të luftojnë në mënyrë racionale qendrat dhe grupet që veprojnë kundër spiritualitetit dhe moralit duke mos lejuar që banorët e ferrit me mashtrime dhe forcë të ushtrojnë ndikimin e tyre mbi njerëzit.

Mjetet mediale moderne dhe universale u kanë dhënë një mundësi shumë të rrezikshme qendrave dhe grupeve kundër spiritualitetit dhe kundër moralit dhe aktualisht me sytë tanë po vërejmë sulmet për çdo ditë e më të gjera të armiqve që kryhen nëpërmjet këtyre mjeteve kundër zemrave të pastra të të rinjve, adoleshentëve por edhe të fëmijëve. Organet përgjegjëse të shtetit në lidhje me këtë çështje kanë detyra dhe përgjegjësi të rëndë mbi supe që duhet t’i kryejnë në mënyrë vigjilente dhe plotësisht të përgjegjshme. Natyrisht kjo nuk do të thotë se personat dhe institucionet joqeveritare janë të liruar nga detyra dhe përgjegjësia e tyre. Në periudhën që e kem para, duhet të hartohen dhe zbatohen programe gjithëpërfshirëse afatshkurta dhe afatgjata. Me ndihmën e Zotit!

3) Ekonomia: Ekonomia është një çështje kyçe përcaktuese. Ekonomia e fortë është një faktor i forcës dhe një faktor i rëndësishëm për të mos pranuar hegjemoninë dhe ndikimin e huaj në vend. Ndërsa ekonomia e dobët, është faktor i dobësisë që krijon rrethanat për ndikimin, hegjemoninë dhe ndërhyrjen e armiqve. Varfëria dhe pasurimi ushtron ndikim edhe mbi kushtet materiale edhe mbi kushtet morale të njeriut. Natyrisht, ekonomia nuk është qëllim final i shoqërisë islame, por ajo është një mjet pa të cilin nuk mund të arrihen qëllimet. Theksimi për forcimin e ekonomisë së pavarur të vendit e cila bazohet në prodhimin e madh dhe cilësor, në shpërndarjen e drejtë dhe konsumin në masë të duhur dhe pa shpërdorim, dhe në marrëdhëniet qeverisëse të matura, është përsëritur disa herë nga unë gjatë këtyre viteve të fundit. Ky theksim është bërë pikërisht për arsye të këtij ndikimi të thellë të cilin mund ta ushtrojë ekonomia mbi jetën e sotshme dhe të nesërme të shoqërisë.

Revolucioni Islamik na ka treguar neve rrugën e shpëtimit nga ekonomia e dobët, e varur dhe e korruptuar e periudhës së sundimit të regjimeve despotike mbretërore, mirëpo puna dhe funksionimi i dobët e kanë përballur ekonominë e vendit me sfida të mëdha nga brenda dhe jashtë. Sfidat e jashtme janë sanksionet dhe intrigat e armikut që në rast të korrigjimit dhe përmirësimit të problemit të brendshëm, ato do të kenë shumë pak ndikim ose do të humbin tërësisht ndikimin. Sfida e brendshme përbëhet nga të metat strukturale dhe dobësitë administruese.

E meta më e rëndësishme është varësia e ekonomisë nga nafta, mbetja akoma shtetërore e disa sektorëve të ekonomisë të cilët nuk janë kompetencë e qeverisë, vështrimi nga jashtë dhe jo në aftësinë dhe potencialin e brendshëm, shfrytëzimi i vogël i forcës njerëzore të vendit, ndarja jo adekuate dhe e pabarabartë e buxhetit dhe më në fund mungesa e stabilitetit të politikave ekzekutive të ekonomisë dhe mosrespektimi i prioriteteve dhe ekzistenca e shpenzimeve shtesë dhe shpërdoruese në disa sektorë të aparateve shtetërore. Rezultat i të gjitha këtyre janë problemet e jetës së qytetarëve si papunësia e të rinjve, varfëria e të ardhurave në shtresat e dobëta etj..

Rrugëzgjidhje e këtyre problemeve janë politikat e ekonomisë së rezistencës dhe për të gjitha sektorët e saj duhet hartuar programe zbatuese dhe ato duhet të ndiqen dhe zbatohen fuqishëm dhe me përgjegjësi nga të gjitha qeveritë. Mbështetja e ekonomisë së vendit në potencialet e brendshme, shndërrimi i saj në ekonomi prodhuese dhe në ekonomi me bazë në shkencë, shndërrimi i ekonomisë në ekonomi popullore dhe heqja e kompetencave të qeverisë mbi ekonominë, ekstraversionizmi duke shfrytëzuar potencialet e lartpërmendura; përbëjnë pjesën më të rëndësishme të rrugëzgjidhjes së këtyre problemeve. Me padyshim se një grup i të rinjve ekspertë dhe besimtarë që zotërojnë shkencat ekonomike brenda qeverisë, mund t’i realizojë këto qëllime. Periudha që ndodhet para nesh duhet të jetë një fushë për aktivitetin e një grupi të tillë të rinjsh.

Të rinjtë e dashur në të gjithë vendin duhet ta dinë se të gjitha rrugëzgjidhjet ekzistojnë brenda vendit. Kjo që dikush të mendojë se “problemet ekonomike janë shkaktuar vetëm nga sanksionet dhe shkaku i sanksioneve është rezistenca kundër arrogancës botërore dhe mosdorëzimi përball armikut, atëherë si rezultat edhe rrugëzgjidhja është gjunjëzimi para armikut dhe puthja e kthetrave të ujkut”, është një gabim i pafalshëm. Ky lloj i analizës është fund e krye i gabuar edhe pse nganjëherë mund të bëhet nga disa faktorë neglizhentë të brendshëm, mirëpo duhet ditur se burim i ideve të tilla janë qendrat e mendimit dhe komplotit të huaj të cilat nëpërmjet njëqind gjuhëve mundohen të induktojnë këto ide organeve vendimmarrëse dhe opinionit publik.

4) Drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit: Këta dy faktorë janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Korrupsioni ekonomik, moral dhe politik është një njollë kancerioze e vendeve dhe e sistemeve shtetërore e cila nëse shfaqet në trupin e shteteve, është si një tërmet shkatërrues që godit drejtpërdrejtë legjitimitetin e tyre. Prandaj, lufta ndaj një fenomeni të tillë për një sistem shtetëror si Republika Islamike e cila ka nevojë për një legjitimitet më të lartë se legjitimitetet e zakonshme dhe më fondamental se sa pranimi shoqëror, është çështje shumë më serioze dhe shumë më themelore se sa për sistemet e tjera shtetërore. Lakmitë për pasuri dhe ambiciet për pushtet dhe funksione të larta kanë ekzistuar edhe në kohën e qeverisjes më alevite të historisë, do të në kohën e qeverisjes së Imam Aliut (a.s.) dhe i kanë lëkundur njerëzit nga parimet e tyre, prandaj rreziku i shfaqjes së këtij kërcënimi edhe në sistemin e Republikës Islamike që dikur drejtuesit dhe funksionarët e saj garonin në asketizmin revolucionar dhe në jetën modeste, kurrë nuk ka qenë dhe nuk është i pamundur. Kjo e bënë të domosdoshme praninë e përhershme të një organi efikas, me vështrim të hollë dhe me veprim të prerë në tre institucionet shtetërore kryesore i cili në kuptimin e plotë të fjalës do ta luftojë korrupsionin, sidomos brenda aparateve shtetërore.

Natyrisht se niveli i korrupsionit mes funksionarëve të sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit është shumë i vogël në krahasim me shumë shtete të tjera dhe sidomos në krahasim me regjimet despotike mbretërore që kanë qenë fund e krye korrupsion dhe kanë kultivuar korrupsionin. Duke iu falënderuar Zotit, funksionarët e këtij sistemi kryesisht e kanë ruajtur shëndetësinë e vet, mirëpo edhe ai nivel i korrupsionit që ekziston është i papranueshëm. Të gjithë duhet ta dinë se pastërtia ekonomike është kusht parësor për legjitimitetin e të gjithë funksionarëve të sistemit shtetëror të Republikës Islamike. Të gjithë duhet të ndalohen nga lakmia dhe duhet të largohen nga kafshata e ndaluar dhe të kërkojnë ndihmë nga Zoti në këtë çështje dhe organet e auditorit dhe inspektimit shtetëror duhet të veprojnë në mënyrë të prerë dhe me ndjeshmëri të lartë duke mos lejuar formimin e kurrfarë qelize të korrupsionit. Kjo luftë ka nevojë për njerëz me besim të fortë të luftës në rrugën e Zotit, për njerëz me duar të pastra dhe me zemra të ndriçuara. Kjo luftë është pjesë me ndikim të madh e përpjekjeve të gjithanshme që duhet të bëjë sistemi shtetëror i Republikës Islamike në rrugën e vendosjes së drejtësisë.

Drejtësia është në krye të qëllimeve parësore të të gjitha shpalljeve hyjnore dhe në Republikën Islamike gjithashtu ka këtë pozitë dhe këtë rëndësi. Kjo fjalë e shenjtë ekziston në të gjitha kohërat dhe në të gjitha vendet dhe në mënyrë të plotë nuk do të realizohet përveçse në qeverisjen e Imam Mahdiut (axh...), mirëpo në mënyrë relative është e mundur të realizohet në çdo kohë dhe në çdo vend dhe është detyrë mbi supe të të gjithë njerëzve dhe sidomos të funksionarëve shtetërorë dhe pushtetarëve. Republika Islamike e Iranit ka bërë hapa të mëdha në këtë rrugë dhe më parë kemi folur shku

Tags

Komente