Feb 18, 2019 08:28 Europe/Tirane
  • Irani ndër 11 vendet e para në botë për nga prodhimi i nëndetëseve

Zv/ministri i mbrojtjes vuri në dukje se nëndetësja Fateh është një prej treguesve të fuqisë shkencore, hulumtuese dhe industriale të vendit dhe shtoi se Irani është ndër 11 vendet e para në botë për nga prodhimi i nëndetëseve.

Amir Rastgari, tha se për prodhimin e kësaj nëndetëseje janë përdorur 75 teknologji të përparuara të botës dhe shtoi se kjo nëndetëse ka kapacitet tepër të lartë manovrues dhe reagues. Ceremonia e inaugurimit të nëndetëses Fateh u mbajt të dielën në qytetin port të jugut të Iranit, Bandar Abas në provincën Hormozgan. Fateh, me një teknologji 100% vendase, mund të operojë më shumë se 200 metra nën sipërfaqen e detit për gati pesë javë. Nëndetësja e parë gjysmë e rëndë e Iranit është e aftë të mbajë dhe të gjuajë raketat cruise nga thellësia e detit. Nëndetësja 527 tonëshe është gjithashtu e pajisur me armë të nivelit të lartë, duke përfshirë edhe silurët dhe minat detare. Fateh gjithashtu është e pajisur me një sistem raketash inteligjente dhe një sistem të avancuar radarësh sonik, i cili mund të identifikojë anijet e armikut.

Tags

Komente