Feb 18, 2019 08:28 Europe/Tirane
  • Kasemi: Irani nuk ka dhënë asnjë premtim ndonjë vendi apo personi lidhur me Jemenin

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm të Anglisë mbi zotimin e Iranit mbi krizën në Jemen tha se Irani nuk i është zotuar asnjë pale apo vendi lidhur me Jemenin.

Jeremy Hunt ministër i jashtëm i Anglisë në një intervistë për Sharkul Vasat ka pretenduar se ka biseduar me Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit lidhur me Jemenin dhe ai ka dhënë zotime në këtë çështje. Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në një intervistë për agjencinë Fars tha se jemeni është një vend i pavarur dhe vendimmarrja i përket vetë Jemenit dhe shtoi: Irani nuk ka asnjë lloj ndërhyrjeje në punët e brendshme të Jemenit. Kriza e Jemenit dhe vrasja e njerëzve të pafajshëm dhe kriza njerëzore në këtë vend gjithmonë është trajtuar nga diplomacia e Iranit në takimet me palët e tjera dhe ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif ka bërë përpjekje për të ulur krizën në Jemen. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të përpiqet për zgjidhjen e krizës së Jemenit dhe shtoi se vendet evropiane duhet të heqin dorë nga shitja e armëve për vendet që kryejnë sulme dhe agresione kundër Jemenit. Arabia Saudite e mbështetur nga Amerika dhe disa aleatë të tjerë të saj, që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit.

 

 

Tags

Komente