Feb 21, 2019 12:23 Europe/Tirane
  • Nesër fillon manovra ushtarake “Vilajeti 97” e forcave detare të ushtrisë së Irani

Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se manovra ushtarake “Vilajeti 97” e forcave detare të ushtrisë së Iranit zhvillohet me qëllim të ngritjes së gatishmërisë për t’u përballur me çfarëdo lloj kërcënimi dhe për të deklaruar gatishmërinë e Iranit për vendet e rajonit për arritjen e sigurisë kolektive.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Husejn Khanzadi të enjten (sot) në mëngjes në konferencën për shtyp, duke shpjeguar manovrën e madhe “Vilajeti 97” të forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në Bandarabas në jug të Iranit, deklaroi: “Kjo manovër do të fillojë nga nesër dhe do të zhvillohet për dy ditë në një zonë 2 milionë kilometër katror duke filluar nga rajoni i ngushticës së Hormozit, bregdetin Makran, Detin Oman, pjesën verior të Oqeanit Indian deri në zonën 10 shkallë veriore në veri të Oqeanit Indian me paradën detare nga brigjet e qytetit Xhask që fillon nga provinca Hormozgan në jug të Iranit”.

Gjeneral Khanzadi në vazhdim tha: “Ushtrimi i përballjes me çfarëdo kërcënimi, testimi i llojeve të ndryshme të armatimeve, vlerësimi i gatishmërisë së pajisjeve dhe forcave njerëzore dhe ngritja e aftësive, ushtrimi i përgjegjësisë së forcave detare në garantimin e sigurisë së zonave detare dhe deklarimi i gatishmërisë për arritjen në një siguri kolektive për vendet fqinje, janë prej qëllimeve kryesore të kësaj manovre të forcave detare”.  

Tags

Komente