Feb 21, 2019 20:21 Europe/Tirane
  • Gjeneral Kasem Soleimani paralajmëron Pakistanin kundër përpjekjeve saudite për ta shkatërruar atë

Gjenerali iranian, Kasem Soleimani, ka paralajmëruar Pakistanin kundër qëllimeve të vërteta të Arabisë Saudite, e cila duke pompuar miliarda dollarë në ekonominë e trazuar të Pakistanit , synon të shkatërrojë shtetin aziatik duke e hedhur atë kundër fqinjëve të tij.

Komandanti i Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit edhe një herë premtoi të enjten se Teherani do të marrë hak për gjakun e rojeve kufitare iraniane që humbën jetën në sulmin e përgjakshëm të javës së kaluar, të kryer nga terroristët me bazë në Pakistan. "Ajo që shqetëson Iranin është se kombi dhe qeveria pakistaneze lejojnë paratë saudite të përfundojnë në duart e këtyre terroristëve takfiristë", tha gjenerali iranian, duke shtuar se "terroristët e sponsorizuar nga Arabia Saudite në tokën pakistaneze po shkaktojnë probleme për të gjithë fqinjët dhe Pakistani duhet ta kuptojnë plotësisht këtë çështje. " "Ne i themi popullit të Pakistanit se nuk duhet ta lejojë Arabinë Saudite që ta shkatërrojë Pakistanin me paratë e saj", tha Gjeneral Major Soleimani, duke shtuar se Pakistani nuk duhet të kthehet në një burim për shqetësimin e shteteve të rajonit si Irani, India dhe Afganistani . Soleimani më tej tha se Irani nuk dëshiron të dëgjojë ngushëllime për aktet terroriste kundër tij, por kërkon veprime konkrete nga Pakistani fqinj, duke pyetur: " Si një shtet i armatosur me armë bërthamore, nuk mund të përballeni me një grup prej qindra terroristësh në rajon?" "Irani është një fqinj i sigurt për Pakistanin dhe ne nuk do ta kërcënojmë këtë vend, por do të hakmerremi kundër mercenarëve takfiristë, të cilët kanë gjakun e të rinjve tanë në duart e tyre" pa marrë parasysh se në cilin vend të botës ndodhen ata", tha komandanti i Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit.

 

Tags

Komente