Feb 22, 2019 09:26 Europe/Tirane
  • Vahabizmi shkaktar i gjakderdhjes në botën islame

Komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare ka thënë se takfiristët e mbështetur nga Arabia saudite në Pakistan dhe veprimet armiqësore kundër fqinjëve si India, Afganistani dhe vendet e tjera kanë krijuar probleme dhe Pakistani duhet ta kuptojë më së miri këtë situatë.

Gjeneral Kasem Sulejmani tha se vahabizmi është shkaktari i përçarjeve dhe i gjakderdhjes në botën islame dhe shtoi se qeveria dhe populli i Pakistanit nuk duhet të lejojnë që paratë e Arabisë Saudite të vihen në shërbim të terroristëve takfiristë dhe ta përballin Pakistanin me botën. Gjenerali iranian, Kasem Sulejmani, ka paralajmëruar Pakistanin kundër qëllimeve të vërteta të Arabisë Saudite, e cila duke pompuar miliarda dollarë në ekonominë e trazuar të Pakistanit , synon të shkatërrojë shtetin aziatik duke e hedhur atë kundër fqinjëve të tij. Komandanti i Forcave Kods të Gardës Revolucionare të Iranit edhe një herë premtoi se Teherani do të marrë hak për gjakun e rojeve kufitare iraniane që humbën jetën në sulmin e përgjakshëm të javës së kaluar, të kryer nga terroristët me bazë në Pakistan. "Ajo që shqetëson Iranin është se kombi dhe qeveria pakistaneze lejojnë paratë saudite të përfundojnë në duart e këtyre terroristëve takfiristë", tha gjenerali iranian, duke shtuar se "terroristët e sponsorizuar nga Arabia Saudite në tokën pakistaneze po shkaktojnë probleme për të gjithë fqinjët dhe Pakistani duhet ta kuptojnë plotësisht këtë çështje. " "Ne i themi popullit të Pakistanit se nuk duhet ta lejojë Arabinë Saudite që ta shkatërrojë Pakistanin me paratë e saj", tha Gjeneral Major Sulejmani, duke shtuar se Pakistani nuk duhet të kthehet në një burim për shqetësimin e shteteve të rajonit si Irani, India dhe Afganistani . Sulejmani më tej tha se Irani nuk dëshiron të dëgjojë ngushëllime për aktet terroriste kundër tij, por kërkon veprime konkrete nga Pakistani fqinj, duke pyetur: " Si një shtet i armatosur me armë bërthamore, nuk mund të përballeni me një grup prej qindra terroristësh në rajon?" "Irani është një fqinj i sigurt për Pakistanin dhe ne nuk do ta kërcënojmë këtë vend, por do të hakmerremi kundër mercenarëve takfiristë, të cilët kanë gjakun e të rinjve tanë në duart e tyre" pa marrë parasysh se në cilin vend të botës ndodhen ata", tha komandanti i Forcave Kods të Gardës Revolucionare të Iranit. Më herët Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se burimi i terrorizmit sot në botë dhe në veçanti në rajonin e Lindjes së Mesme nuk është askush tjetër veçse Arabia Saudite dhe mendimet e radikalëve të saj. Veprimtaria e ndjekur nga Pakistani në përballje me terrorizmin nuk është e kënaqshme për Iranin, sepse për vendosjen e sigurisë në kufijtë e përbashkët duhet më shumë përpjekje nga qeveria pakistaneze. Nga ana e tij Irani është i vendosur për të luftuar terrorizmin dhe për të marrë hakun e gjakut të rojeve të tij kufitare. Ashtu siç theksoi edhe komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare, Irani do të marrë hakun kundër mercenarëve takfiristë, duart e të cilëve janë të lyer me gjakun e  të rinjve iranianë.

Tags

Komente