Mar 14, 2019 13:59 Europe/Tirane
  • Organizohet manovra e madhe e dronëve sulmues të Gardës Revolucionare të Iranit në Gjirin Persik

Komandanti i forcave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se manovra e madhe e dronëve sulmues dhe luftarakë të forcave ajrore të Gardës Revolucionare u zhvillua me emrin “Drejt Bejtul-Mokades-1” në zonën e publike të Gjirit Persik në jug të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Amir Ali Haxhizade, komandanti i forcave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit, deklaroi: “Për herë të parë 50 dronë dhe fluturake pa pilotë luftarakë të llojit RQ170 të Iranit së bashku me disa lloje të tjerë të dronëve luftarakë kanë marrë pjesë në këtë manovër”.

Komandanti i forcave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit në vazhdim tha: “Në këtë manovër, dronët njëkohësisht kanë marrë pjesë në operacionet sulmuese-luftarake duke sulmuar dhe goditur objektivat e caktuara nga një distancë mbi 1000 km dhe kanë treguar një precizitet të lartë”.

Gjeneral Haxhizade shtoi: “Forcat ajrore të Gardës Revolucionare kanë në dispozicion flotën më të madhe të dronëve bombardues dhe luftarakë në rajon dhe e gjithë teknologjia e zhvillimit të këtyre froneve është vendore dhe e instaluar në qendrat hulumtuese të forcave ajrore të Gardës Revolucionare në të cilat projektohen dhe prodhohen këta dronë”.

 

Tags

Komente