Mar 14, 2019 14:20 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit thekson përballjen sa më të madhe me sulmet e armiqve kundër Iranit

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se në përballje me sulmet e gjera të armiqve duhet mobilizohen të gjitha kapacitetet dhe potencialet e dhe forcat  në mënyrë që në besimin e thellë të qytetarëve dhe funksionarëve të institucioneve shtetërore me ndihmën e Zotit, të realizohen premtimet e vërteta të Zotit të madhëruar në lidhje me popullin e Iranit.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të enjten në takim me kryetarin dhe disa përfaqësues të Kuvendit të Ekspertëve të Lidershipit, duke theksuar krijimin e një diskursi dhe perceptimi të thellë publik në lidhje me mënyrën e përballjes së vendit dhe autoriteteve shtetërore me sfidat dhe ngjarjet, shtoi: “Në nivelin e brendshëm, armiku dhe agjentët e tij po bëjnë përpjekje të mëdha për ta dobësuar pozitën e faktorëve revolucionar dhe ta paraqesin të fortë pozitën e faktorëve të armikut dhe në fund të induktojnë në këtë mënyrë që po përballet me probleme të shumta të pazgjidhura dhe nuk ekziston mundësia për marrjen kurrfarë veprimi”.

Ajetullah Khamenei në lidhje me çështjet e rajonit gjithashtu ka thënë: “Duhet të jemi të vetëdijshëm për pozitën dhe rolin tonë në rajon dhe ta kuptojmë këtë realitet se armiku po llogarit rolin e Republikës Islamike të Iranit dhe ata të cilët po japin deklarata të padrejta rreth pranisë së Republikës Islamike të Iranit në rajon, në realitet vetëm po e ndihmojnë armikun”.

Ajetullah Khamenei në vazhdim vuri në dukje edhe mënyrën e përballjes me Amerikën dhe trajtimit të Evropës dhe tha: “Eksperiencat e Republikës Islamike të Iranit për mënyrën e veprimit të amerikanëve dhe evropianëve, janë shumë të mëdha, mirëpo eksperienca e fundit përkatëse me marrëveshjen bërthamore dhe zotimet që duhej t’i kryenin amerikanët, por që i shkelën dhe nuk i kryen, po vërehen nga të gjithë, prandaj këto eksperienca duhet të shfrytëzohen në përballje me Amerikën dhe frontin kundërshtar”.

Ajetullah Khamenei duke thënë se armiku i vërtet i popullit të Iranit është Amerika dhe populli iranian nuk do të gabon në njohjen e armikut, theksoi: “Republika Islamike e Iranit nuk pret që arroganca botërore të qëndrojë e heshtur përball lëvizjes progresive të popullit iranian”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu e quajti shumë të domosdoshëm përcaktimin e kufijve të prerë me armikun për t’u mbrojtur në përballje me sulmet e luftës së but dhe tha: “Edhe kufijtë kulturorë ashtu si kufijtë gjeografik kanë nevojë që të përcaktohen në mënyrë të qartë dhe për përkujdesje të madhe në mënyrë që armiku të mos kalojë këta kufij me mashtrime dhe intriga dhe të mos vendosë hegjemoninë e vet mbi sferën virtuale”.

Tags

Komente