Mar 14, 2019 14:36 Europe/Tirane
  • Kasem: Amerikanët synojnë shtimin e tensioneve në Azinë Perëndimore

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se amerikanët me paraqitjen e pretendimeve dhe akuzave të pavërteta dhe të pabaza, synojnë vetëm ruajtjen e status kohës në Azinë Perëndimore si një ambient me plotë tensione dhe me shumë kriza dhe t’i paraqesin ato si të pazgjidhshme.

Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të enjten reagoi ndaj deklaratave të Mike Pompeo, sekretarin amerikan të shtetit, në samitin vjetor të energjisë të quajtur “Seravik” rreth marrëdhënieve të Iranit me Irakun dhe gjithashtu përsëritje pretendimeve të përsëritshme dhe të pavlerë të këtij funksionari amerikan në takimin me sekretarin e përgjithshëm të OKB dhe tha: “Marrëdhëniet e Iranit dhe Irakut janë plotësisht me vullnetin e liderëve të dy vendeve dhe në bazë të vullnetit të popujve të Iranit dhe Irakut dhe në bazë të respektit, mirëbesimit dhe interesave reciproke”.

Zëdhënësi i Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit tha: “Irani dhe Iraku përkundër politikave ndërhyrëse të Amerikës, asnjëra palë nuk imponon interesat e veta për palën tjetër”.

Kasemi gjithashtu reagoi ndaj pretendimeve të përsëritshme dhe të pavlefshme të sekretarit amerikan të shtetit në takim me sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe tha: “Politikat aktuale të Amerikës po zbatohen me një çmim shumë të lartë dhe me vrasjen e mijëra njerëzve të pafajshëm, me shkatërrimin e infrastrukturave të disa vendeve të rajonit, me shtimin e konflikteve dhe krizave mes vendeve të rajoni dhe me shtimin e eksportit të armëve dhe me rritjen e të ardhurave të kësaj tregtie për Amerikën”.

Tags

Komente