Mar 15, 2019 19:22 Europe/Tirane
  • Irani reagon ndaj sulmit në Zelandën e RE

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke bërë përgjegjës perëndimin se politikat e tij anti-islame të perëndimit kanë shkaktuar sulmin terrorist në Zelandën e Re, kërkoi nga perëndimi që t’i japë fund prishjes dhe nxirjes së imazhit të myslimanëve.

Muhamed Xhavad Zarif duke reaguar ndaj sulmit ndaj 2 xhamive në qytetin Christchurch të Zelandës së Re në një mesazh në Twitter ka thënë se imuniteti i demokracive perëndimore për përhapjen e ekstremizmit dhe paragjykimeve ka shkaktuar futjen e vrasësve izraelitë në xhamitë e palestinezëve dhe ofendimin e myslimanëve. Të paktën 49 persona raportohen të vdekur dhe 20 të plagosur pas një sulmi me armë në dy xhami të qytetit Christchurch në Zelandën e Re. Sulmi ndodhi gjatë kohës kur besimtarët ishin në xhami për lutjet e së premtes. Hamid Baidinezhad, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Londër të Anglisë në mesazhin e tij në Twitter ka thënë: Sot është dita më e errët e historisë së Zelandës së Re dhe një ditë e hidhur për myslimanët dhe shtoi se myslimanët me dhjetëra të vrarë e të plagosur janë bërë viktimë e ekstremizmit dhe rrymave anti-islame. Ai gjithashtu kritikoi mënyrën e transmetimit të lajmeve nga kanali BBC sidomos për sulmin terrorist në Zelandën e Re dhe tha: Drejtuesit e lartë të BBC në gjuhën Perse duhet të japin shpjegime për mos quajtjen terroriste të sulmeve të ISIS dhe të një grupi të talebanëve në Iran, pasi sipas tyre vetëm sulmet që kryhen ndaj Anglisë janë terroriste ndërsa vrasja masive në Zelandën e Re është vetëm një vrasje.

Tags

Komente