Mar 15, 2019 19:22 Europe/Tirane
  • Ndalohet fluturimi i avionit Boeing 737 Max mbi hapësirën ajrore të Iranit

Zëdhënësi i institutit aeronautik të Iranit njoftoi ndalimin e fluturimit të avionëve Boeing 737 Max 8 mbi hapësirën ajrore të Iranit.

Reza Xhaafarzade, pas ndalimit të fluturimeve të këtij lloj avioni mbi hapësirat ajrore të shumë vendeve të botës mes tyre Amerika, tha se vetë vendi prodhues e ka ndaluar fluturimin e këtij avioni mbi hapësirën e tij ajrore. Rrëzimi i avionit Boeing 737 Max 8 në Etiopi më datë 10 mars 2019 shkaktoi vdekjen e 157 udhëtarëve dhe pas kësaj ngjarjeje shumë vende të botës ndaluan fluturimet e këtij tipi avioni.

Tags

Komente