Mar 15, 2019 19:22 Europe/Tirane
  • Eragçi: Irani kërkon zgjidhjen paqësore të kontestit mes Indisë dhe Pakistanit

Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se Irani kërkon zgjidhjen paqësore të tensioneve dhe kontestit të fundit mes Indisë dhe Pakistanit.

Sejed Abas Eragçi, në një mesazh të tij në Twitter pasi vuri në dukje se Irani, Pakistani dhe India janë fqinjë të mirë të njëri-tjetrit shtoi se sot ka biseduar në telefon me Tamine Xhanxhue zv/ministër i jashtëm i Pakistanit me të cilin diskutoi për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat mes tyre në luftën kundër terrorizmit. Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit janë shtuar pas sulmit të grupit terrorist të njohur me emrin Xhejshul Muhamed ndaj forcave indiane në Kashmirin e kontrolluar nga India. Në këtë sulm u vranë 44 ushtarë indianë. Pas këtij sulmi avionët luftarakë të Indisë kryen bombardime në Kashmirin e kontrolluar nga Pakistani. India pretendon se Pakistani mbështet grupin terrorist Xhejshul Muhamed, pretendime që janë hedhur poshtë nga ana e Pakistanit.

Tags

Komente