Mar 18, 2019 20:50 Europe/Tirane
  • Lufta kundër terrorizmit do vazhdojë deri në zhdukjen e tij

Komandanti më i lartë ushtarak i Iranit ka paralajmëruar për përpjekjet e fuqive të arrogancës globale për të ushqyer pasigurinë në Lindjen e Mesme, duke theksuar se lufta kundër terroristëve do të vazhdojë deri në eliminimin e tyre të plotë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit gjeneralmajor Muhamed Bakeri i bëri këto deklarata duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi në fund të një takimi trepalësh me homologun e tij irakian gjeneral-lejtnant Osman al-Ghanimi dhe ministrin sirian të mbrojtjes Ali Abdullah Ajub në Damask të hënën, gjatë të cilit të tre vendet shkëmbyen pikëpamje mbi mënyrat për të luftuar terrorizmin. Shefi ushtarak i Iranit tha se në kohën e tanishme, qëllimi kryesor është ruajtja e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Sirisë, duke shtuar se "masat e marra nga të tre vendet do të vazhdojnë derisa terroristët të mposhten plotësisht". Bakeri shtoi se tërheqja e forcave të huaja që janë të pranishme në Siri pa asnjë autorizim nga qeveria siriane është gjithashtu në krye të axhendës së tre shteteve. Duke komentuar mbi praninë e forcave iraniane në Irak dhe Siri, Bakeri tha se terroristët aktivë në këto vende përbënin një kërcënim për sigurinë e Iranit, duke shtuar se Republika Islamike dërgoi këshilltarët e saj ushtarakë në të dy vendet arabe në bazë të kërkesës së tyre.

 

Tags

Komente