Mar 19, 2019 09:22 Europe/Tirane
  • Shkëmbimet tregtare mes Iranit dhe Kinës me monedhën vendase

Ministri i ekonomisë dhe financave të Iranit ka thënë se shkëmbimet financiare mes Iranit dhe Kinës do të kryhen me anë të monedhës vendase.

Farhad Dezhpasand i cili ka vizituar Kinën ditën e hënë në një intervistë me agjencinë IRNA, ka thënë: Ekzistojnë shumë programe për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe për zgjidhjen e problemeve bankare mes Iranit dhe Kinës. Dezhpasand theksoi se duhen bërë më shumë përpjekje për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, investimit, shkencës dhe teknologjisë. Vlen të theksohet se Farhad Dezhpasand sot do të marrë pjesë në takimin e komisionit të përbashkët ekonomik mes Iranit dhe Kinës, ku do ë analizohen rrugët e bashkëpunimeve ekonomike, bankare, doganore, energjisë, ambientit, sigurisë së ushqimit dhe shëndetësisë, dhe bashkëpunimi shkencor dhe i turizmit.

Tags

Komente