Mar 19, 2019 19:26 Europe/Tirane
  • Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA të Iranit në vijën e frontit në Deir ez-Zor

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit shkoi sot në thellësitë e zonave operative të Sirisë, ne vijat e frontit në Deir ez-Zor, Majadin dhe Abu Kamal ku u takua me luftëtarë sirianë dhe këshilltarë ushtarakë iranianë.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRIB, Gjeneralmajor Muhamed Bakeri gjatë udhëtimit të tij në Sirinë lindore, shqyrtoi mënyrën me të cilën ushtria dhe forcat popullore siriane po vepronin për të pastruar zonat e mbetura nën kontrollin e  ISIS të mbështetur nga SHBA dhe regjimet reaksionare arabe. Gjenerali Bakeri gjithashtu qëndroi në një pikë në vendkalimin kufitar Irak-Siri dhe vizitoi këtë pozicion strategjik, i cili ishte vetëm 200 metra larg nga forcat e grupit terrorist ISIS. Pas arritjes së Gjeneralmajor Bakeri në qytetin e Abu Kamal, dronët dhe avionët amerikanë gjithashtu fluturuan mbi këtë zonë, por Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane vazhdoi të vizitonte dhe vlerësonte situatën në thellësi të zonave operacionale. Gjatë këtij inspektimi, në një intervistë me gazetarin e IRIB, ai theksoi: "Informata dhe analiza të shumta dëshmojnë se ISIS dhe Fronti Nusra janë produkt i arrogancës globale që i krijoi ato për të prishur sigurinë e rajonit dhe për të dobësuar aksin e Rezistencës që punon për të çliruar Palestinën."

 

Tags

Komente