Mar 22, 2019 20:19 Europe/Tirane
  • Zarif në OBI: Të përqendrohemi në përballjen me islamofobinë

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif bëri thirrje për përqëndrim më të madh në përballjen me islamofobinë, diskriminimin dhe gjetjen e mënyrave për të luftuar kolektivisht kundër tyre.

"Ne duhet të përqendrohemi më shumë në përballjen me islamofobinë dhe diskriminimin dhe praktikat e urrejtjes ndaj pakicave myslimane dhe ta ngremë çështjen, kur është e nevojshme, në Kombet e Bashkuara, në Këshillin e të Drejtave të Njeriut dhe organizata të tjera ndërkombëtare dhe rajonale", tha Zarif duke iu drejtuar takimit të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll. Ai shtoi se "në të njëjtën kohë, ne duhet të nisim një dialog serioz me vendet e tjera, veçanërisht në Perëndim, për të gjetur mënyra dhe mjete për të luftuar kolektivisht islamofobinë, urrejtjen dhe diskriminimin". "Gjatë dekadave të fundit ka pasur një ngritje shqetësuese të një rrjeti të gjerë të qendrave propagandistike anti-myslimane për promovonin e një mjedisi armiqësor dhe abuziv ndaj muslimanëve në Perëndim", theksoi Zarif duke shtuar: "Këto janë institucione të financuara mirë, të mbështetura nga manjatë të pasur dhe qeveritarë në SHBA dhe gjetkë". Ministri i Jashtëm iranian theksoi: "Ne duhet të qëndrojmë së bashku kundër çdo autoriteti që inkurajon islamofobinë dhe që merr masa të tilla si ndalimi i udhëtimit të myslimanëve, ndalimi i simboleve myslimane si shamia e minare dhe përdorimi i neveritshëm i termave të tilla injorantë si "terrorizmi islamik". "Mospërfillja e vazhdueshme nga administrata e Trump për të drejtat e muslimanëve dhe arabëve ka arritur nivelin e neveritshëm të faljes së asaj që nuk është e tyre, regjimit okupator sionist, siç është rasti i Kudsit  të Shenjtë ose Golanit të okupuar, në një kohë që ky regjim është në pararojë të shkeljes së ligjeve ndërkombëtare dhe në promovimin e islamofobisë dhe përçarjeve brenda Ummetit mysliman", deklaroi Zarif.

 

Tags

Komente