Mar 23, 2019 08:09 Europe/Tirane
  • Zarif: Verimet e Amerikës tregojnë frikën e një perandorie në shkatërrim e sipër

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj pretendimeve dhe mbështetjes së Amerikës për regjimin sionist në njohjen e lartësive Golan si pjesë e Izraelit tha se ky veprim i Amerikës tregon frikën e një perandorie që është në shkatërrim e sipër.

Muhamed Xhavad Zarif tha se Amerika është i vetmi burim i destabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme dhe shtoi se Amerika është aq shumë e futur në iluzione saqë kujton se me shkelja e normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe ushtrimi i forcës ndaj kombeve të pavarura dhe vjelja e qeverive të varura prej saj, është tregues i fuqisë, mirëpo ajo gabon rëndë. Donald Trump presidenti i Amerikës ditën e enjte me anë të një mesazhi në Twitter deklaroi se pas 52 vitesh Amerika ka dalë në përfundimin që të njohë zyrtarisht sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë Golan. Ky vendim I presidenti amerikan është pasuar nga reagime të gjera ndërkombëtare.

Tags

Komente