Mar 23, 2019 20:19 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem i Revolucionit Islamik kërkon më shumë ndihma për zonat e goditura nga përmbytjet

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, në një urdhër drejtuar Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, gjeneralmajor Muhamed-Husein Bakeri, bëri thirrje për më shumë ndihma për zonat e goditura nga përmbytjet në veri të Iranit.

Bazuar në informacionet, njerëzit e goditur nga përmbytjet në dy krahina veriore kanë nevojë urgjente për ndihma dhe lehtësira, prandaj nevojitet një ndërhyrje emergjente nga forcat e armatosura, thotë urdhri i Liderit Suprem. Zyrtarët iranianë, duke përfshirë edhe kryetarin e parlamentit të vendit, vizituan rajonet e prekura nga përmbytjet në veri të vendit dhe bërë thirrje për ndihma emergjente për njerëzit. Kryetari i parlamentit iranian Ali Larixhani gjatë udhëtimit të tij në provincën Mazandaran bëri thirrje për ndihma për rajonet e goditura nga përmbytjet dhe për përgatitjen e bazave për rindërtimin e infrastrukturës në këto zona. Ndërkohë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit në një deklaratë shprehu gatishmërinë e forcave të armatosura për të ndihmuar njerëzit në rajonet e goditura nga përmbytjet. Provincat Golestan dhe Mazandaran në veri të Iranit janë prekur nga shira të forta dhe përmbytje në ditët e fundit.

 

Tags

Komente