Mar 24, 2019 08:40 Europe/Tirane
  • Anija e parë moderne turistike e prodhuar nga Irani lëshohet në det të hapur

Anija e parë moderne e prodhuar nga Irani për qëllime turistike me një kapacitetet prej 220 vendesh është lëshuar në det të hapur në prani të Sorena Satari zv/presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe nga Golam’husein Mozafari drejtori i lundrimit në zonën e lirë tregtare Kish në jug të Iranit.

Kjo anije është quajtur “ Tarman Top-Tours” dhe është anija më e madhe turistike e prodhuar në Iran. Kjo anije ka konfirmimin dhe licencë ndërkombëtare dhe përveç transportit të udhëtarëve mund të transportojë 80 ton mallra dhe 10 automjete. Shpejtësia e madhe dhe kapaciteti manovrues në kushtet kur valët janë të gjata 4 metra janë ndër specifikat e kësaj anijeje. Shumë shpejt anija do të vihet në shërbim për turet turistike në det të hapur. Ishulli Kish në gjirin Persik është pjesë e provincës Hormuzgan dhe është një prej pikave më turistike të Iranit pasi çdo vit ky ishull vizitohet nga mëse 1.7 milion turistë.

Tags

Komente