Mar 24, 2019 20:20 Europe/Tirane
  • Forcat e Armatosura të Iranit mobilizohen për të ndihmuar viktimat e përmbytjes

Komandanti i lartë ushtarak i Iranit ka urdhëruar përpjekje shtesë dhe të koordinuara nga Forcat e Armatosura të Iranit për të ndihmuar banorët në dy krahina në veri të vendit të prekura nga përmbytjet e rënda.

Gjeneral-major Muhamed Bakeri, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane, të shtunën lëshoi udhëzime për komandantët e Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC), Ushtrinë Iraniane, Policinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes që forcat nën komandën e tyre të vazhdojë "ndihmat e plota dhe të organizuara" në një mënyrë të koordinuar në zonat e goditura nga përmbytjet. Reshjet e rënda goditën dy krahinat iraniane të Mazandaranit dhe Golestanit më 19-20 mars. Lumenjtë e bollshëm në Iranin verior dolën nga shtratet e tyre si rezultat, duke përmbytur qytetet, fshatrat dhe tokat bujqësore. Dy diga gjithashtu u shembën në Golestan. Mbi 56,000 njerëz janë prekur në të paktën 70 fshatra në Golestan dhe më shumë se 200 fshatra në Mazandaran. Të paktën pesë persona kanë humbur jetën. Forcat ushtarake iraniane ishin vendosur për të ndihmuar përpjekjet e ndihmës dhe shpëtimit. Por Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, në një urdhër drejtuar Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, gjeneralmajor Muhamed-Husein Bakeri, bëri thirrje për më shumë ndihma për zonat e goditura nga përmbytjet në veri të Iranit. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane caktoi zëvendësin e tij, gjeneral majorin Ataollah Salehi, si komandant në zonat e përmbytura në krye të një grupi të shefave të lartë ushtarakë për të koordinuar përpjekjet e ndihmës midis Forcave të Armatosura dhe organizatave civile në terren.

 

Tags

Komente