Apr 22, 2019 21:05 Europe/Tirane
  • Irani mund të mbyllë ngushticën e Hormuzit nëse nuk është në gjendje ta përdorë atë

Komandanti i lartë i Marinës së Gardës së Revolucionit Islamik tha se ngushtica e Hormuzit është një kalim ndërkombëtar detar, duke paralajmëruar se Irani mund ta mbyllë këtë rrugë ujore strategjike, nëse pengohet ta përdorë atë.

Admiral Alireza Tangsiri i bëri deklaratat në një intervistë me kanalin iranian në gjuhën arabe, Al-Alam, të hënën, të njëjtën ditë kur Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti i SHBA Donald Trump ka vendosur të mos zgjasë përjashtimet për eksportin e naftës nga Irani kur ato të përfundojnë në maj. "Sipas ligjit ndërkombëtar, ngushtica e Hormuzit është një rrugë ujore dhe ne do ta mbyllim atë për vendet e tjera në rast se ndalohemi ta përdorim atë," tha komandanti i lartë ushtarak iranian. "Në rast të ndonjë kërcënimi, ne nuk do të hezitojmë të mbështesim dhe mbrojmë ujërat e Iranit. Ne do të mbrojmë nderin tonë dhe do të marrim masa reciproke kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave të Iranit", shtoi ai. Gazeta "Washington Post" duke cituar dy funksionar të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka shkruar se Mike Pompeo sot do të deklaroi se amnistia nga sanksionet për importuesit e naftës së Iranit nuk do të vazhdohet pas datës 2 maj, një veprim ky që pritet të shkaktojë pasoja në tregun e naftës. Kjo gazetë amerikane ka shtuar se në bazë të kësaj, amnistia nga sanksionet nuk do të vazhdohet aktualisht për asnjë vend që importon naftë të papërpunuar ose naftë të lehtë nga Irani.

 

Tags

Komente