Apr 22, 2019 21:09 Europe/Tirane
  • Ajetollah Khamenei pret kryeministrin pakistanez

Të hënën, më 22 prill, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik në Iran, Ajetollah Khamenei, priti kryeministrin pakistanez Imran Khan dhe delegacionin që e shoqëron.

Ajetollah Khamenei i përshkroi lidhjet midis popujve iranian dhe pakistanez si të përzemërta dhe të thella, duke thënë se marrëdhëniet midis dy vendeve duhet të forcohen në të gjitha fushat. Duke ju referuar rrënjëve historike të marrëdhënieve mes dy kombeve, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik vuri në dukje se kulmi i lavdisë së nënkontinentit indian daton nga koha e sundimit të muslimanëve në këtë rajon, duke shtuar se goditja më e madhe e shkaktuar nga kolonizatorët britanikë në këtë rajon të rëndësishëm synonte të shkatërronte qytetërimin e madh islamik. Duke përshëndetur liderët e mëdhenj pakistanezë, si Muhammed Ikbali dhe Muhammed Ali Xhinnah, Ajetollah Khamenei tha: "Marrëdhëniet e ngushta janë në interes të dy vendeve, por këto marrëdhënie kanë armiq seriozë. Bashkëpunimi dhe shkëmbimet duhet të përforcohen në fusha të ndryshme, për të dekurajuar armikun". Ai i ka përshkruar çështjet e sigurisë në kufijtë e përbashkët si tepër të rëndësishme, duke shtuar se grupet terroriste që shkaktojnë pasiguri në kufi janë të nxitur nga paratë dhe armët e armiqve, një nga qëllimet e të cilëve është të minojë marrëdhëniet midis Iranit dhe Pakistanit. Në këtë takim, kryeministri pakistanez, nga ana e tij, i përshkroi negociatat e tij në Teheran si tepër të mira. Duke ju referuar marrëdhënieve historike Iran-Pakistan, Imran Khan tha se muslimanët kishin mbretëruar për 600 vjet në Indi duke theksuar se ndikimi i Iranit gjatë kësaj periudhe ishte i tillë që gjuha zyrtare e Indisë ishte persishtja. "Disa nuk duan një afrim midis Teheranit dhe Islamabad, por ne mund t'i kapërcejmë vështirësitë. Ne po punojmë për të krijuar marrëdhënie më të ngushta mes dy vendeve dhe do të vazhdojmë të angazhohemi me Qeverinë e Republikës Islamike të Iranit ", tha kryeministri i Pakistanit.

 

Tags

Komente