Apr 23, 2019 15:47 Europe/Tirane
  • Ministri i mbrojtjes së Iranit arrin në Moskë

Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit në krye të një delegacioni të mbrojtjes, ka arritur në Moskë për të marrë pjesë konferencën për siguri që zhvillohet në Moskë.

Gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, në aeroportin e Moskës është pritur nga autoritetet e larta ushtarake të Rusisë.

Konferenca e tetë për siguri në Moskë fillon punimet nga sot (të martën) me temë kryesore shqyrtimin e çështjeve të Lindjes së Mesme dhe vendosjen e stabilitetit në Siri.

Shqyrtimi i çështjeve përkatëse me paqeruajtjen, zgjerimi i bashkëpunimeve ushtarake, siguria rajonale në Azi, Afrikë dhe në Amerikën Latine; janë tema të tjera që do të diskutohen gjatë konferencës për siguri në Moskë.

Gjatë viteve të fundit mbi 80 funksionarë ushtarakë dhe të mbrojtjes së vendeve të ndryshme të botës kanë marrë pjesë në këtë konferencë. Republika Islamike e Iranit gjatë viteve të kaluara ka marrë pjesë në nivel të ministrit të mbrojtjes në konferencat për siguri në Moskë.

 

Tags

Komente