Apr 23, 2019 20:24 Europe/Tirane
  • Irani dhe Rusia shqyrtojnë masat anti-iraniane të SHBA

Ambasadori i Iranit në Rusi Mehdi Sanaei dhe zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Riabkov në një takim të martën diskutuan zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare si dhe masat kundër Iranit të marra nga SHBA.

Të dy zyrtarët shkëmbyen mendime mbi sanksionet e njëanshme të miratuara nga Shtetet e Bashkuara dhe masat provokuese të këtij vendi. Ata diskutuan gjithashtu krizën e Venezuelës dhe bashkëpunimin e Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) mbi programin e tij paqësor bërthamor. Të dy palët përsëritën se masat e SHBA bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe çojnë në kaos në të gjithë globin. Pavarësisht nga shqetësimet globale rreth turbulencave të mundshme në tregun e naftës, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, në një konferencë shtypi të hënën, mori një tjetër hap armiqësor unilateral kundër Republikës Islamike të Iranit duke njoftuar se përjashtimet nuk do të zgjaten. Ai u zotua të sjellë eksportet e Iranit në zero. Pas deklaratës së Pompeo, ka reaguar menjëherë edhe RII, ku zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit ka thënë se Irani nuk i jep kredibilitet këtyre sanksioneve.

 

 

Tags

Komente