Apr 24, 2019 07:40 Europe/Tirane
  • Zarif kritikon heshtjen e Trump pas dënimit me vdekje të 37 personave në Arabinë Saudite

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pas dënimit me vdekje të 37 personave në Arabinë Saudite ka dënuar heshtjen e Amerikës kundrejt këtij krimi të Arabisë Saudite.

Muhamed Xhavad Zarif, në një mesazh të tij në Twitter ka shkruar: Pas mbulimit të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, Arabia Saudite u ka prerë kokat 37 personave dhe nga qeveria e Donald Trump nuk është dëgjuar edhe zëri më i vogël. Anëtarësimi në ekipin Bolton, bin Selman, Bin Zajd dhe Beniamin Netanjahu, i jep imunitet çdo lloj krimi. Ministria e brendshme e Arabisë Saudite njoftoi ekzekutimin me vdekje të 37 personave të cilët i ka quajtur terroristë ose të lidhur me terrorizmin. Qeveria e Arabisë Saudite për çdo vit ekzekuton kundërshtarët e regjimit Al Saud me qëllim që me pretekstin se luftës kundër terrorizmit të përballet me lirinë e shprehjes. Sipas raportit të Amnesty International në vitin 2018 në Arabinë Saudite janë ekzekutuar me vdekje 149 persona. Arabia Saudite është i vetmi vend në botë që zbaton metodën e prerjes së kokës në ekzekutimet me vdekje.

Tags

Komente