Apr 24, 2019 07:40 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika nuk është një negociator kredibël

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Amerikën e ka quajtur një vend jo kredibël për negociata dhe ka thënë: Amerikanët shkelin dispozitat ndërkombëtare dhe vendimet që ata i kanë marrë vetë.

Muhamed Xhavad Zarif, ka shkuar në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin “ dita ndërkombëtare e multilaterizmit dhe diplomacisë për paqe”. Ai në një intervistë për mediat theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të akordeve dhe zotimeve në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe këshilloi amerikanët që të respektojnë iranianët dhe zotimet ndërkombëtare. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit sa i përket vendimit të Amerikës për mos shtyrjen e afatit të pezullimit të sanksioneve për blerësit e naftës iraniane tha: Amerika nuk është polici i botës që të bëjë ose mos bëjë përjashtime të tilla. Irani nuk i kushton rëndësi as përjashtimeve dhe as anulimit të këtyre sanksioneve dhe është pjesa tjetër e botës ajo që duhet të marrë vendim mbi atë që një vend tjetër tu thotë ju keni apo nuk keni të drejtë të zbatoni rezolutën e KS të OKB. Shefi i diplomacisë iraniane gjithashtu përmendi veprimet destruktive dhe tensionuese të Amerikës në Lindjen e Mesme dhe tha: Uashingtoni dhe aleatët e tij si Arabia Saudite dhe EBA mbështesin radikalizmin dhe terrorizmin në rajon. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e martë do të mbajë një fjalim në institutin aziatik dhe pas sa do të mbajë një fjalim në takimin e multilaterizmit dhe diplomacisë për paqe. Intervistat me mediat e huaja, fjalimi në qendrat dhe institutet e pavarura, takimi me sekretarin e përgjithshëm dhe kreun e AP të OKB, janë pjesë e programit të vizitës së Muhamed Xhavad Zarif në Nju Jork. Takimi “ Dita botërore e multilaterizmit dhe diplomacisë për paqe” organizohet me iniciativë të grupit NAM dhe pas aprovimit të AP të OKB.

Tags

Komente