Apr 24, 2019 15:44 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Armiqësia dhe komplotet e Amerikës në çështjen e naftës nuk do të mbesin pa përgjigje

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se armiqtë për ta gjunjëzuar popullin e Iranit janë përqendruar në presionin ekonomik, mirëpo duhet ta dinë se populli i Iranit kurrë nuk do të gjunjëzohet dhe përveçse do të shfrytëzojë rastin e sanksionit për zhvillim, nuk do të lë pa përgjigje armiqësitë e Amerikës.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të mërkurën në fillim të javës së punës dhe punëtorit në Iran, në takim me mijëra punëtorë të industrive të ndryshme dhe në lidhje me përpjekjet e Amerikës për të bllokuar rrugët e eksportit të naftës së Iranit, deklaroi: "Populli aktiv dhe autoritetet vigjilentë të Iranit kanë treguar se nëse do të përkushtohen me seriozitet, do të thyejnë të gjitha bllokadat dhe me siguri se kjo përpjekje e amerikanëve nuk do të ketë kurrfarë rezultati dhe Republika Islamike e Iranit do të eksportojë naftë aq sa dëshiron vet".

Ajetullah Khamenei duke kujtuar një çështje të rëndësishëm, iu drejtua armiqve të popullit të Iranit dhe theksoi: "Dijeni se armiqësitë e juaja nuk do të mbesin pa përgjigje dhe populli i Iranit nuk është një popull të tjerët të punojnë e të bëjnë komplote kundër tij dhe ai të ulet dhe vetëm të shikojë".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit vuri në dukje një çështje tjetër në lidhje me shtimin e presioneve naftore të Amerikës dhe tha: "Reduktimi i varësisë nga shitja e naftës e konsiderojmë një lloj rasti të mirë dhe e shfrytëzojmë atë për t'u mbështetur më shumë në potencialet dhe kapacitetet e brendshme".

Ajetullah Khamenei gjithashtu vuri në dukje pretendimet e autoriteteve amerikane dhe sioniste dhe shtoi: "Ata po thonë se jemi armiq të sistemit të Republikës Islamike të Iranit dhe nuk kemi armiqësi me popullin e Iranit, mirëpo armiqësia me Republikën Islamike të Iranit është armiqësi me popullin e Iranit sepse Republika Islamike e Iranit qëndron në këmbë me ndihmën dhe përkushtimin e popullit dhe nëse nuk do të ishte ndihma e popullit, nuk do të ishte as Republika Islamike".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në fund theksoi: "Ashtu siç është thënë edhe më parë, armiqtë po bëjnë përpjekjet e fundit armiqësore të tyre dhe armiqtë më në fund do të lodhen nga armiqësia me Iranit, por populli iranian kurrë nuk do të lodhet nga puna dhe përpjekja e qëndrueshmëria dhe progresi i vet".

Tags

Komente