Apr 24, 2019 16:18 Europe/Tirane
  • Ministri i mbrojtjes së Iranit: Nëse forcat amerikane nuk largohen nga rajoni, do të përballen me reagime të ashpra

Gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit deklaroi se forcat e armatosura të Amerikës duhet të largohen nga rajoni i Lindjes së Mesme, përndryshe do të përballen me reagim të ashpër.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, në fjalën e tij në sesionin e tetë të konferencës ndërkombëtare për siguri në Moskë, ka kundërshtuar ashpër futjen e emrit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në listën e organizatave terroriste nga ana e Amerikës dhe deklaroi: "Tani ka ardhur koha që forcat terroriste të komandës qendrore të ushtrisë së Amerikës të largohen nga rajoni, përndryshe do të përballen me reagime të ashpra".

Ai theksoi se nëse forcat e armatosura të Amerikës do të bëjnë veprime të pamatura, do të përballen me reagim shumë të ashpër".

 

Tags

Komente