Sep 08, 2019 19:52 Europe/Tirane
  • Ngushëllim për ditën e Tasuasë Huseinite

I gjithë Irani Islamik në natën e Tasuasë Husejnite është zhytur në zi dhe pikëllim në kujtim të tragjedisë së Qerbelasë.

Dita e nesërme (e Hënë), është dita e nëntë e muajit Muharrem të vitit 1441 hixhri kameri që përkon me 9 shtator 2019, e cila njihet me emrin dita e Tasuasë Husejnite. Në ditën Tasua të muajit Muharrem, me miliona besimtarë myslimanë dhe dashamirës të Ehli Bejtit (a.s.) në qytete dhe fshatra të ndryshme të Iranit Islamik organizojnë ceremoni zimbajtje dhe vajtojnë duke kujtuar dëshmorët e Qerbelasë. Dita e Tasuasë shënon martirizimin e flamurtarit të ushtrisë së Imam Huseinit (as), Abulfazl Abas (as), i cili njihet ndryshe si Abas Ali. Imam Sexhadi (as), imami i katërt i myslimanëve shi'itë të botës, duke folur për pozitën e Abas Aliut, ka thënë: "Xhaxhai im Abasi, në të vërtetë, dëshmoi përkushtimin, flijimin dhe sakrificën për vëllain e tij, derisa duart e tij u prenë". Edhe pas shumë shekujve që kanë kaluar nga tragjedia e Qerbelasë dhe nga martirizimi i Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë, jo vetëm që nuk ka humbur rëndësia dhe vlera e kësaj ngjarje, por për çdo vit e më shumë përhapet mesazhi i kryengritjes së Ashurasë. Radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit me këtë rast u shpreh ngushëllime të gjithë besimtarëve myslimanë dhe dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.).

 

Tags

Komente