Sep 10, 2019 20:01 Europe/Tirane
  • Zarif i shkruan Trumpit: Slogani i Netanjahut është 'Luftë deri në ushtarin e fundit amerikan'

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif kujtoi Shtetet e Bashkuara se Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu kontribuoi në fillimin e pushtimit të udhëhequr nga SHBA në Afganistan para se ai të përpiqej të nxiste luftën e Uashingtonit me Irakun.

Zarif në postimin e tij shkroi:"A e dini ju, realDonaldTrump (emri i llogarisë së presidentit amerikan në Twitter), se Netanjahu ishte gjithashtu një mjet i rëndësishëm për të shtyrë SHBA-të në batakun e Afganistanit?" Në postim përfshihej një video ku tregohej se kryeministri izraelit gjatë një seance të Kongresit në SHBA po promovonte pushtimin e Afganistanit para realizimit të tij në vitin 2001. Motoja e Netanjahut që nga viti 1986 ka qenë: Luftë deri në ushtarin e fundit amerikan",shtoi Zarif. Rreth 18 vjet më vonë, tha Zarif, Shtetet e Bashkuara tani janë bllokuar në Afganistan dhe nuk janë në gjendje të "dalin", duke iu referuar paaftësisë së Uashingtonit për të arritur një marrëveshje paqeje me grupin militant Taliban, të cilin SHBA e përmbysën përmes pushtimit, por dështuan për ta eliminuar.

 

Tags

Komente