Sep 11, 2019 21:08 Europe/Tirane
  • Irani: Kur Izraeli flet për mospërhapjen e armëve bërthamore është njësoj sikur mafia të flasë për respektimin e ligjeve kundër krimeve

Irani ka theksuar se po ndjek një program bërthamor plotësisht transparent, dhe i kujtoi Izraelit, i cili posedon armë atomike, se nuk ka të drejtë të flasë për respektimin e parimeve të mospërhapjes së këtyre armëve.

"Kur Izraeli flet për mospërhapjen e armëve bërthamore është njësoj sikur mafia të flasë për respektimin e ligjeve kundër krimeve",  tha të mërkurën ambasadori i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Kazem Gharibabadi në një takim të Bordit të Guvernatorëve të ANEA. Ai tha disa "pretendime të pabaza" të ngritura nga regjimi izraelit nuk ishin "asgjë tjetër veçse një lojë politike për të prishur trendin aktual pozitiv në bashkëpunimin Iran-ANEA". "Ky regjim nuk është anëtar i ndonjë traktati të mospërhapjes ose çarmatimit dhe prodhon lloje të ndryshme të armëve të shkatërrimit në masë", tha Gharibabadi, duke shtuar se duke pasur parasysh "dosjen e gjatë të regjimit izraelit në mosrespektimin e të gjitha normave dhe standardeve ndërkombëtare, përfaqësuesi i tij nuk është në pozitë tu japë ligjërata të tjerëve për çështje që Tel Avivi nuk i respekton." I dërguari në ANEA gjithashtu denoncoi një "komplot amerikan-izraelit", për të bërë presion mbi ANEA, duke e përshkruar atë si një përpjekje të fundit për të vrarë marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe paralajmëroi duke thënë: "Irani nuk i kushton asnjë vlerë këtij komploti dhe nuk do të ndikohet nga përpjekje të tilla, dhe çdo përpjekje për të prishur bashkëpunimin aktiv dhe konstruktiv midis Iranit dhe ANEA do të shkaktojë reagime adekuate nga Irani".

 

Tags

Komente