• Përgjigja e palestinezëve ndaj krimeve izraelite

Një numër i palestinezëve në përgjigje të krimeve të regjimit sionist, kanë qëlluar automjetet e kolonëve sionistë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.

Sipas kanalit televiziv palestinez PNN, mediat izraelite kanë njoftuar se në operacionet e fundit antisioniste, një grup i të rinjve palestinezë kanë qëlluar automjetet në rajonet malore midis qytezës Abu Ganim dhe Zaetre, në afërsi të qytetit të pushtuar Betlehem. Sipas këtij raporti, pas realizimit të operacioneve të rezistencës nga ana e palestinezëve, ushtarët sionist kanë filluar operacionet për identifikimin e këtyre të rinjve palestinezë. Po ashtu një i ri palestinez ka përmbysur një automjet të ushtrisë izraelite që po ecte në drejtim të qytetit të banuar me kolonë çifutë Kerita Arie, në afërsi të Al Khalilit, duke plagosur katër ushtarë sionistë. Që nga fillimi i Intifadës së Kodsit dhe krimeve të kriminelëve sionistë në tetor të vitit 2015 e deri më tani, 225 palestinezë janë martirizuar. Palestinezë në përgjigje të krimeve të regjimit sionist nga fillimi i Intifadës së Kodsit, kanë vrarë mbi 40 sionistë.

Tags

Jul 22, 2016 16:34 Europe/Tirane
Komente