• Mbështetja e Arabisë Saudite për grupet terroriste në Siri dhe Jemen

Gazeta egjiptiane Al Vatan e cila financohet direkt nga ushtria e regjimit Al Saud, ka shkruar në lidhje me terrorizmin në Siri dhe Jemen.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, gazeta egjiptiane Al Vatan të enjten në një raport të papritur kundër Arabisë Saudite, ka thënë se Arabia Saudite mbështet financiarisht dhe ushtarakisht grupet terroriste si Fronti Al Nusra në Siri dhe grupe tjera terroriste në Jemen.  Ditë më parë edhe Këshilli Kombëtar i Jemenit akuzoi Arabinë Saudite se po i përkrah grupet terroriste ISIS dhe Al Kaida në Jemen. Këshilli Kombëtar i Jemenit në takimin me përfaqësuesin special të OKB për Jemenin, deklaroi se regjimi Al Saud për të marrë nën kontroll rajone më të gjera në provincat jugore dhe lindore të Jemenit po përkrah forcat e ISIS dhe Al Kaidës në këto rajone. Nga ana tjetër, mësohet se në një sulm ajror të koalicionit agresor të drejtuar nga sauditët në kryeqytetin e Jemenit, Sana, janë vrarë 82 persona dhe janë plagosur më shumë se 500 të tjerë. Sipas qeverisë së Jemenit ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një ceremonie mortore.

 

Tags

Oct 13, 2016 18:00 Europe/Tirane
Komente