• Arabia Saudite, përkrahëse e grupeve terroriste në Siri dhe Jemen

Gazeta egjiptiane Al Vatan shkruante sot se Arabia Saudite përkrah financiarisht dhe ushtarakisht grupet terroriste në Siri dhe në Jemen.

Kjo gazetë shkruan se Arabia Saudite përkrah direkt me armë dhe para grupet terroriste ISIS dhe  Al Nusra në Siri si dhe terroristët e ISIS dhe Al Kaidës në Jemen. Sipas kësaj gazete egjiptiane, Arabia Saudite i dërgon paratë dhe armët për terroristët në Turqi dhe më pas qeveria turke i dërgon ato në Siri. Ditët e fundit Arabia Saudite ka kritikuar ashpër Egjiptin dhe ka tërhequr ambasadorin saudit nga Kajro, pasi Egjipti votoi pro rezolutës ruse për Sirinë në KS të OKB.  Gjithashtu, Riadi ka ndërprerë ndihmat financiare dhe ndihmat me naftë për Egjiptin. Egjipti dhe Arabia Saudite kanë mosmarrëveshje për krizën në Siri dhe për agresionin saudit kundër Jemenit.

 

Oct 13, 2016 19:57 Europe/Tirane
Komente