• Anëtarët e lëvizjes palestineze Fatah kritikojnë Mahmud Abasin

Disa anëtarë të lëvizjes palestineze Fatah, e kanë kritikuar kryetarin e AAP Mahumd Abas, për politikat e tij që po ndjek përballë popullit palestinez.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, 11 anëtarë të lëvizjes Fatah, në parlamentin palestinez të enjten përmes publikimit të një deklarate të përbashkët, kanë thënë se Mahmud Abas po keqpërdor pushtetin si dhe shërbimet e sigurisë në shtypjen e lirive dhe ka ndikuar në krijimin e ndarjeve të reja brenda lëvizjes. Deputetët palestinezë kanë dënuar veprimet e agjencisë të sigurisë të AAP të lidhura me Mhamud Abasin në BPLJ. Me këtë rast, të rinjtë palestinezë në tre kampet palestineze në Ramallah, Nablus dhe Xhenin në BPLJ, kanë mbajtur protesta, duke kundërshtuar politikat e Mahumd Abas, kryetar i AAP karshi popullit palestinez.  Protestuesit po ashtu kanë kërkuar ndërprerjen e bashkëpunimit të Mamud Abas me regjimin sionist.

 

Tags

Oct 27, 2016 15:50 Europe/Tirane
Komente