• Putin refuzon dhuratën e Japonisë

Rusia duke refuzuar qenin e dhuruar nga Japonia për Vladimir Putin, i ka dhënë përgjigje negative "diplomacisë me qen" të japonezëve.

Faqja informative Parstoday njoftoi se qeveria e Japonisë kishte ndërmend t'i dërgojë një qen mashkull të racës Akita për dhuratë Vladimir Putin, presidentit të Rusisë i cili njihet si një prej simpatizantëve serioz të qenve, për ta shoqëruar një bushtër të cilën Japonia i kishte dhuruar presidentit rus në vitin 2012. Kohë më parë Jushihide Suga, sekretar i lartë i kabinetit të qeverisë së Japonisë, në një konferencë ndërkombëtare në lidhje me qenët e racës Akita, kishte thënë se autoritetet e Japonisë janë duke negociuar me homologët e tyre rusë për t'i dhurua presidentin rus një qen tjetër të racës Akita gjatë vizitës së tij në Japoni. Ndërkohë një deputet i Japonisë ka deklaruar se Rusia ka refuzuar këtë propozim. Ai pa shpjeguar arsyen e refuzimit të kësaj dhurate nga ana e Rusisë, ka deklaruar: "Për fat të keq ne kemi dëgjuar nga homologët tanë që Rusia ka refuzuar dhuratën e Japonisë". Në kohën kur Vladimir Putin si një politikan simpatizues i qeneve në vitin 2012 vizitoi Japoninë, kishte marrë për dhuratë një qen bushtër të racës Akita me emrin "Jume" që në gjuhën japoneze do të thotë "ëndërr". Vlen të theksohet se kryeministri i Japonisë dhe presidenti i Rusisë do të takohen dhe zhvillojnë bisedime më 15 dhe 16 dhjetor në Japoni.

Tags

Dec 11, 2016 06:40 Europe/Tirane
Komente