Mbi gjysmë milioni izraelitë jetojnë në 237 koloni sioniste në të gjitha territoret e pushtuara të Palestinës dhe në një pjesë të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe në pjesën lindore të Bejtul-Mokadesit.

Organizata e Vëzhguesve për të Drejtat e njeriut në një raport të publikuar më 19 janar 2016 dhe të paraqitur në takimin me Mahamud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, i cili u zhvillua në Ramallah, kanë zbuluar pjesëmarrjen e kompanive tregtare ndërkombëtare dhe izraelite në investim në kolonitë e paligjshme sioniste në territoret e pushtuara palestineze. Ky raport u publikua me titull “Tregtia e regjimit sionist- pjesëmarrja e kompanive tregtare në kolonitë sioniste në shkeljen e të drejtave të njeriut”. Raporti në fjalë shqyrton aspekte të ndryshme juridike të veprimtarisë tregtare ndërkombëtare dhe zotimet ligjore ndërkombëtare të kompanive të cilat kryejnë veprimtari jo ligjore, si dhe analizon pjesëmarrjen e këtyre kompanive në diskriminimin dhe dhunën e regjimit sionist kundër popullit palestinez dhe konfiskimin e resurseve natyrore të Palestinës dhe mënyrat e shfrytëzimit të këtyre burimeve, si dhe të ardhurat e kompanive ndërkombëtare nga kolonializmi dhe sistemi racist i regjimit sionist. Mbi gjysmë milioni izraelitë jetojnë në 237 koloni sioniste në të gjitha territoret e pushtuara të Palestinës dhe në një pjesë të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe në pjesën lindore të Bejtul-Mokadesit. Edhe pse regjimi sionist vazhdimisht shton mundësitë dhe kushtet për zgjerimin e kolonive sioniste, megjithëkëtë edhe tregtia luan një rol kyç dhe të rëndësishëm në zgjerimin e kolonive sioniste. Organizata e Vëzhguesve për të Drejtat e Njeriut (HRW) ka deklaruar se veprimtaria tregtare në kolonitë sioniste ndihmon shkeljen e të drejtave të palestinezëve nga regjimi sionist dhe kompanitë që veprojnë në këto koloni, në realitet po lehtësojnë zgjerimin dhe zhvillimin e tyre. Raporti i HRW është përqendruar në rolin e veprimeve të kompanive ndërkombëtare dhe izraelite në mbështetjen ndaj ndërtimit të kolonive sioniste në Palestinën e pushtuar. HRW në raportin e saj ka deklaruar se kompanitë në fjalë marrin pjesë në konfiskimin e tokave të palestinezëve dhe në uzurpimin e resurseve natyrore dhe në shfrytëzimin e tyre. Kjo është deri në atë masë saqë kompanitë aktive në kolonitë sioniste luajnë rol të drejtpërdrejtë në konfiskimin e tokave të palestinezëve dhe në uzurpimin e resurseve të tyre dhe në mënyrë të paligjshme po shfrytëzojnë këto resurse. Prandaj këto kompani në realitet janë duke plaçkitur pasurinë dhe resurset natyrore të popullit palestinez dhe me investimet në kolonitë sioniste të paligjshme, kanë shkelur të drejtat e popullit të Palestinës. Sipas parimeve udhëzuese të OKB në tregti dhe në bazë të normave të të drejtave të njeriut, kompanitë tregtare duhet të respektojnë të drejtat e njeriut dhe të reduktojnë çfarëdo lloj pasoje si rezultat i tregtisë së tyre që shkakton shkeljen e të drejtave të njeriut. Mirëpo duke marrë parasysh faktin se natyra e ndërtimit të kolonive sionist, qenësisht është e paligjshme në bazë të konventave të Gjenevës, derisa kompanitë luajnë rol në çështjen e ndërtimit të kolonive sioniste, nuk mund ta mohojnë bashkëpunimin e tyre me regjimin sionist në shkeljen e të drejtave të popullit të Palestinës. Arvind Ganesan, drejtori i sektorit për tregti dhe të drejta të njeriut në HRW, në lidhje me këtë thotë: “Tregtia në sektorin e ndërtimit të kolonive sionist, është një bashkëpunim i pashmangshëm i këtyre kompanive me politikat pushtuese të regjimit sionist në dhunën dhe diskriminimin kundër palestinezëve. Kjo është për arsye se ato me këtë bashkëpunim po ndihmojnë regjimi sionist në plaçkitjen dhe uzurpimin e tokave dhe të resurseve të tjera të popullit të Palestinës. Prandaj, e vetmja rrugë që mbetët përpara tregtisë së këtyre kompanive në përputhje me përgjegjësinë e tyre në fushën e të drejtave të njeriut është kjo që të ndërpresin aktivitetin e tyre tregtar në kolonitë sioniste në territoret e pushtuara të Palestinës”. Organizata HRW në raportin e saj në lidhje me shqyrtimin e veprimtarisë së kompanive tregtare në kolonitë sioniste, deklaroi se disa prej këtyre kompanive në mënyrë të drejtpërdrejtë luajnë rol në operacionet për ndërtimin e kolonive sioniste dhe disa të tjera veprojnë në sigurimin e nevojave dhe shërbimeve urbane dhe të sektorëve industrial të kolonive sioniste. Forca e punës së këtyre sektorëve industriale gjithashtu përbëhet nga punëtorët palestinezë me paga të ulëta. Zhvillimi i sektorëve industriale në territoret e pushtuara është shumë i madh. Për shembull në 20 zona industriale ekzistojnë rreth 1000 fabrika. Përveç kësaj, regjimi sionist mbikëqyr kultivimin e produkteve bujqësore në rreth 9300 hektarë të tokave palestineze. Produktet e prodhuara në këto fabrika dhe në sektorin e bujqësisë eksportohen me etiketën e regjimit sionist në vendet e tjera. Këto dy lloje të tregtisë lehtësojnë shkeljen e ligjeve ndërkombëtare humanitare nga regjimi sionist. Konventa e katërt e Gjenevës e ndalon transferimin e civilëve të një force pushtuese në territoret e pushtuara dhe sipas statusit të Romës dhe traktatit themelues të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, ky transferim i civilëve që bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, llogaritet krim lufte. Tregtia e këtyre kompanive ka ndihmuar në praktikë uzurpimin e tokave palestinezëve në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan nga ushtria e regjimit sionist, si dhe ka ndihmuar transferimin e kolonëve sionistë në këto koloni sioniste. Ky veprim i regjimit sionist gjithashtu është shkelje e ligjeve humanitare ndërkombëtare. Kjo është për arsye se sipas këtyre ligjeve, forca pushtuese është ndaluar nga marrja nën kontroll dhe shfrytëzimi i resurseve të territoreve të pushtuara. Disa prej këtyre tokave të këtij rajoni kanë pronarë palestinezë, ndërsa ushtria e regjimit sionist ka kufizuar në masë të madhe qasjen e shumë pronarëve palestinezë në tokat e tyre bujqësore të cilat gjendën në afërsi të kolonive sioniste. Organizata HRW kritikoi ashpër kompanitë e huaj të cilat janë të lidhura me ndërtimin e kolonive sioniste në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, sidomos në ndërtimin e objekteve në mbështetje të regjimit sionist kundër palestinezëve. HRW thekson se regjimi sionist me qëllim që të inkurajojë zgjerimin e kolonive sioniste siguron tokën, ujin dhe infrastrukturën, si dhe lehtësime të tjera financiare për kolonët sionistë dhe për kompanitë që ndërtojnë kolonitë sionist. Organizata HRW thekson se duhet të ndërpritet veprimtaria e kompanive të veprojnë në ndërtimin e kolonive sioniste në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Kjo është për arsye se kolonitë sionist në shumë raste plotësisht shkelin ligjet ndërkombëtare dhe të drejtat e palestinezëve. Arvind Ganesan thotë: “Kompanitë tregtare duhet të pranojnë përgjegjësinë e tyre në lidhje me shfrytëzimin e territoreve dhe të resurseve palestineze dhe për bashkëpunim në çështjen të paligjshme të ndërtimit të kolonive sioniste, prandaj duhet të paguajnë çmimin e këtyre shkeljeve. Kjo është për arsye se ky veprim ka shkaktuar dëme të mëdha për palestinezët dhe ka shkelur të drejtat e tyre. Kompanitë tregtare duhet të pranojnë këtë çështjeje dhe të zgjohen nga gjumi i kësaj neglizhence se në realitet ato po përfitojnë nga një veprim i gabuar dhe qenësisht i paligjshëm, do të thotë ndërtimi i kolonive sioniste”. 

Ushtria e regjimit sionist nga njëra anë me transferimin e paligjshëm të kolonëve sionist në territoret e pushtuara të Palestinës, me zgjerimin e kolonive sioniste, me kufizimin e qarkullimit të palestinezëve në territorin e tyre dhe me dëbimin e banorëve palestinezë nga shtëpitë e tyre, në realitet po manifeston një diskriminim të ashpër dhe një shkelje të gjerë të të drejtave të njeriut. Përveç kësaj, veprimtaria e këtyre kompanive tregtare ka shkatërruar ekonominë e Palestinës, ndërsa nga ana tjetër është bërë shkak për shpërnguljen me dhunë të palestinezëve nga vendbanimet e tyre të pushtuara. Mes viteve 2000-2012 regjimi sionist ka refuzuar 94% të kërkesave të palestinezëve për marrjen e lejes për ndërtim dhe nuk lejon kurrfarë ndërtimi për banorët palestinezë në tokat e tyre. Sipas hulumtimeve të organizatës HRW, mësohet se një prej 11 minierave të regjimit sionist në territoret e pushtuara palestineze, i përket një kompanie evropiane. Kjo është në kohën kur regjimi sionist nuk ka lëshuar lejen për punë në një minierë të re që është kërkuar nga një kompani palestineze e cila vepron që nga viti 1994 si një union i pavarur i kompanive palestineze. Organizata HRW gjithashtu ka bërë edhe disa porosi rreth veprimeve dhe politikave pushtuese të regjimit sionist dhe rreth uzurpimit të resurseve natyrore të palestinezëve, si dhe për përgjegjësinë e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj veprimeve të tilla të paligjshme. HRW në këtë raport gjithashtu thekson se pala e parë që përfiton nga investimi në kolonitë sionist është qeveria e regjimit sionist e cila po mbështet uzurpimin e resurseve natyrore të palestinezëve dhe ndërtimin e kolonive sioniste të paligjshme. Regjimi sionist me zbatimin e politikës raciste dhe pushtuese dhe me krijimin e postblloqeve, në realitet po ushtron një kontrollim të gjerë ushtarak dhe nuk po lejon palestinezët që të shfrytëzojnë tokat dhe resurset e tyre. Në vazhdim të këtij raporti është kërkuar nga kompanitë ndërkombëtare që të ndërpresin sa më shpejtë investimet në kolonitë sioniste, për arsye se ky veprim është shkelje e zotimeve dhe përgjegjësisë ligjore dhe morale të tyre.

Tags

Feb 20, 2016 06:33 Europe/Tirane
Komente