• Kreu i AAP paralajmëron presidentin e zgjedhur të Amerikës

Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës ka paralajmëruar në lidhje me vendimin e presidentit të zgjedhur të Amerikës për transferimin e ambasadës së Amerikës nga Tel Avivi në Kodsin e pushtuar.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se Mahmud Abas, kryetari i AAP, vuri në dukje rreziqet e transferimit të ambasadës së Amerikës nga Tel Aivivi në Kodsin e pushtuar dhe shtoi se transferimi i ambasadës së Amerikës në Kudsin e pushtuar mund të ketë ndikim destruktiv mbi procesin e formimit të vendit të pavarur të Palestinës dhe për sigurinë dhe qetësinë e rajonit. Mahmud Abas ka thënë gjithashtu se vendimi i regjimit sionist për aneksimin e pjesës lindore të Kodsit në territoret e pushtuara, është i paligjshëm dhe në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, prandaj ka kërkuar nga Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Amerikës që të rishikojë vendimin e tij për transferimin e ambasadës së Amerikës nga Tel Aiviv në Kodsin e pushtuar. Vlen të theksohet se Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Amerikës, ka premtuar se do të transferojë ambasadën e Amerikës nga Tel Avivi në Kodsin e pushtuar.

Jan 10, 2017 07:25 Europe/Tirane
Komente