Gjatë operacioneve të ushtrisë dhe të forcave të rezistencës popullore të Jemenit, janë vrarë me dhjetëra pjesëtarë të forcave mercenare të Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit të mërkurën kanë asgjësuar një sulm të forcave mercenare të Arabisë Saudite në rajonin Kuvajhash në provincën Xhuf në veri të Jemenit. Ndërkohë edhe njësitet e artilerisë së ushtrisë së Jemenit kanë granatuar qendra e forcave ushtarake të Arabisë Saudite në provincat Taiz dhe Lahaxh të Jemenit ku si pasojë janë vrarë disa ushtarakë sauditë. Gjatë këtyre operacioneve janë shkatërruar edhe disa automjete të blinduara të forcave saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.

Jan 11, 2017 15:00 Europe/Tirane
Komente