• Alepo, zbulohen lëndë kimike të prodhuara nga Arabia Saudite

Ushtria siriane bëri të ditur se në një depo të armatimeve të terroristëve në pjesën e vjetër të qytetit Alepo, ka zbuluar lëndë kimike të prodhuara nga Arabia Saudite.

Bëhet fjalë për një sasi të madhe karbiti dhe klori që janë prodhuar nga Arabia Saudite dhe që u janë dhënë grupeve terroriste në Siri. Këto lëndë janë përdorur nga grupet terroriste për prodhimin e bombave me lëndë kimike që janë përdorur disa herë ndaj banorëve të Alepos. Nga ana tjetër, mësohet se forcat ajrore siriane kanë sulmuar pozicionet e terroristëve në periferinë perëndimore të provincës Alepo. Edhe në periferinë lindore të kësaj province, artileria e ushtrisë siriane ka shkatërruar disa makina të blinduara të terroristëve të ISIS. Njësitë e ushtrisë siriane kanë zmbrapsur një sulm të terroristëve në qytetin Al Salime në periferi të provincës Hamah, ku janë vrarë dhjetëra terroristë mes të cilëve Hasan Ramazan dhe Bashir Dalati, dy nga krerët e terroristëve në këtë rajon.

 

Jan 11, 2017 16:42 Europe/Tirane
Komente