Fondi i OKB për Fëmijët (UNICEF) deklaroi se 1400 fëmijë jemenas kanë humbur jetën nga sulmet e Arabisë Saudite në Jemen.

Meriksel Relano, përfaqësues i UNICEF në OKB, duke theksuar se numri real i fëmijëve të vrarë në Jemen mund të jetë më i lartë se statistikat e UNICEF-it, shtoi se si pasojë e agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit mbi 7300 civilë jemenas kanë humbur jetën dhe të paktën 1400 prej tyre kanë qenë fëmijë. Sipas tij, mbi 39 mijë civilë jemenas janë plagosur në sulmet saudite. Përfaqësuesi i UNICEF-it në OKB tha se në këto statistika nuk përfshihet numri i fëmijëve jemenas që kanë vdekur si pasojë e mungesës së ushqimeve dhe medikamenteve. Relano tha se mbi 2 milionë e 200 mijë fëmijë jemenas vuajnë nga kequshqimi, ndërsa sistemi shëndetësor në Jemen praktikisht nuk funksionon.

 

Jan 11, 2017 18:58 Europe/Tirane
Komente