Organizatat e të drejtave të njeriut protestuan sot ndaj vendimit për ekzekutimin e tre aktivistëve në Bahrejn me akuzën e pabazë për implikim në trazirat e vitit 2014 përreth Manamas, kryeqytet i Bahrejnit.

Instituti për të drejtat dhe demokracinë në Bahrejn, Qendra e të drejtave të njeriut në Bahrejn dhe Qendra europiane për te drejtat e njeriut dhe demokracinë, i kërkuan regjimit Al Khalifa të lirojë këta persona të torturuar në mënyrat më barbare si dhe rikthimin e të gjithë bahrejnasve të cilëve u është hequr nënshtetësia e Bahrejnit. Sejed Ahmed Al Vedai, aktivist i të drejtave të njeriut në Bahrejn, vendimin për ekzekutimin e tre aktivistëve të të drejtave të njeriut e konsideroi “tallje” me drejtësinë dhe i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të dënojë regjimin monarkist të Bahrejnit për shkeljen e të drejtave më elementare të njeriut.

 

Jan 11, 2017 19:10 Europe/Tirane
Komente