• Qeveria e Sirisë dhe opozitarët bien dakord për bisedime të drejtpërdrejta

Zyra e Stefan De Mistura, përfaqësuesit special të OKB për çështjen e Sirisë, ka deklaruar se delegacioni përfaqësues i qeverisë së Sirisë dhe opozitarët siriane në Gjenevë, zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta dhe ballë për ballë me njëri-tjetrin.

Kanali televiziv Al Alam, njoftoi se Maikëll Kant, drejtori i zyrës së De Misturas, të premten në mbrëmje ka deklaruar se të gjitha grupet e pranishme në negociatat e Gjenevës kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për zhvillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta në një tryezë. Vlen të theksohet se raundi i katërt i negociatave të Gjenevës për paqe në Siri ka filluar ditën e enjte dhe delegacionet e të dy palëve në mënyrë të ndarë kanë zhvilluar disa takime me Stefan De Mistura. Stefan De Mistura që nga fillimi i këtyre negociatave ka bërë përpjekje që të bindë të dy palët për tu ulur pranë një tryeze dhe për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta. Në negociatat Gjeneva-4, Bashar Xhafari kryeson delegacionin e qeverisë së Sirisë dhe Nasr Al-Hariri kryeson delegacionin e opozitarëve sirianë.

Tags

Feb 25, 2017 07:29 Europe/Tirane
Komente