• Khaled Mashal: Hamasi në dokumentin e ri politik nuk e njeh zyrtarisht Izraelin

Khaled Mashal, shefi i zyrës politike të Hamasit, të hënën në mbrëmje në ceremoninë e shpalljes së dokumentit të ri politik të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) që u bë në Doha të Katarit, deklaroi se dokumenti i ri politik i Hamas nuk përfshinë njohjen zyrtare të Izraelit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Khaled Mashal në vazhdim shtoi: "Nuk heqim dorë nga asnjë pjesë të territorit të Palestinës dhe Hamas në dokumentin e sotshëm të tij thekson vazhdimin e rezistencës deri në realizimin e çlirimit dhe sovranitetit të Palestinës brenda kufijve të vitit 1967". Në dokumentin e ri politik të Hamasit, Xhamia Aksa është e drejtë legjitime e popullit të Palestinës dhe të umetit islam ndërsa okupatorët sionist nuk kanë kurrfarë të drejte në atë, prandaj veprimet e regjimit sionist për hebreizimin e Bejtul-Mokades (Jeruzalemit) dhe ndarjen kohore dhe vendore të tij, janë të paligjshme. Shefi i zyrës politike të Hamas gjithashtu vuri në dukje grevën e urisë së të burgosurve palestinezë dhe deklaroi: "Ne jemi me ju dhe ju mbështesim në të gjitha aspektet". Një prej çështjeve më të rëndësishme të dokumentit të ri politik të Hamas, është themelimi i një shteti të pavarur palestinez me sovranitet të plotë dhe me kryeqytet Bejtul-Mokades (Jeruzalemin) në bazë të kufijve të vitit 1967 ku përfshihet Bregu Perëndimor i Lumit Jordan, Bejtul-Mokadesi dhe Rripi i Gazës, si dhe kthimi i të shpërngulurve palestinez në vendbanimet e tyre. Hamas gjithashtu marrëveshjen e Oslos e ka quajtur në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe kundër të drejtave të popullit të Palestinës, prandaj nuk e njeh zyrtarisht këtë marrëveshje.

Tags

Maj 02, 2017 08:45 Europe/Tirane
Komente